Delawie thotë se Qeveria e Kosovës duhet të formohet pa ndihmën tonë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se Qeveria e re e Kosovës do të formohet pa ndihmën e tyre. Kështu ka thënë ambasadori i Prishtinës Greg Delawie për Radion Evropa e Lirë.

“Në media ka pasur shumë diskutime për këtë, ose vendet e Quintit, ose dikush i tretë, duhet të vendos kush të jetë në Qeveri, çka nuk është e vërtetë. Këtë duhet ta zgjedhin përfaqësuesit e Qeverisë.

Këtë e mbështes, ne besojmë në institucionet e Kosovës, besojmë se do ta respektojnë Kushtetutën, ligjin dhe procedurat dhe do të formohet Qeveria pa ndihmën tonë”, ka thënë Delawie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button