Parlamenti i Maqedonisë mbajti seancë deri më 3 e gjysmë pas mesnate

Sot në orën 13 në Parlament do të vazhdojë diskutimi lidhur me Buxhetin e vitit 2016, që do të jetë vazhdim i seancës e cila u ndërpre në orën 3 e 30 të mëngjesit. Vazhdimi i seancës së tetë filloi në orën 1 pas mesnate dhe pas një ore e gjysmë replikash mes deputetëve të VMRO-së, deputeti Ilija Dimovski rreth orës 2 e 53 i tha kryetarit të Parlamentit, Talat Xhaferit se edhe pse me të drejtë seanca mund të mos ndërpritet, ai ka sjellje jo korrekte ndaj 51 deputetëve opozitar, transmeton Portalb.mk.

“Parlamenti udhëhiqet me sjellje korrekte dhe jo me inate. Situatë të këtillë deri më tani Kuvendi ka pasur vetëm një herë. Duhet të respektohen 51 deputetët që ka VMRO-ja”, tha Dimovski.

Kryetari Xhaferi iu përgjigj Dimovski që ai kërkon sjellje korrekte, të cilën nuk e gjen tek deputetët e opozitës.

“Nuk e di çfarë korrektësie kërkoni, kur ju vetë 30 deputet bëni replika. Mundohuni të jeni korrekt”, tha Xhaferi.

Dimovski tha se VMRO-DPMNE kërkon që të vendosen në diskutim propozimet e tyre, por sipas tij shumica nuk e bën këtë gjë, kurse Xhaferi iu përgjigj se kërkesat e tyre janë vënë në rend dite, por janë bllokuar falë replikave që vetë kjo parti po i krijon.

“Ju jap gjysmë ore pauzë që koordinatorët e grupeve parlamentare të VMRO-së të bien dakord se si do të vazhdohet më tutje. Pauza është deri në orën 3 e 30”, tha Xhaferi.

Deputetët e LSDM-së vlerësojnë se buxheti i viti të kaluar më së mirë tregon se si ka udhëhequr VMRO-ja, me borxhe të mëdha dhe harxhime irracionale.

Kryetari Xhaferi pran vizatimin në të cilin në gjuhën anglezë shkruheshe “Qetësi ju lutem”, të cilin e vendosi në mëngjesin e djeshëm për të qetësuar deputetët të cilët nuk respektonin rendin, në orën 1 pas mesnate ai vendosi edhe një vizatim në të cilin ishin shkruar shprehjet “Ndalohet gjumi i deputetëve” dhe “Nuk preferohet zgjimi i luanit”, si porosi për deputetët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button