Abaz dhe Netanjahu biseduan për sulmin në afërsi të xhamisë Al-Aksa

Presidenti palestinez Mahmud Abaz dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu kishin bisedë telefonike pas sulmit të sotëm ndaj policisë izraelite në Jerusalem në afërsi të vendeve të shenjta të njohura.

Në sulm janë vrarë dy policë, ndërsa një është plagosur. Policia izraelite gjatë incidentit i vrau tre sulmuesit.

“Abaz ashpër e dënoi incidentin në afërsi të xhamisë Al-Aksa dhe hodhi poshtë çfarëdo lloj dhune, posaçërisht në vende për lutje”, njoftuan burime palestineze.

Nga ana tjetër, Netanjahu ka bërë thirrje për qetësim të situatës.

Izraeli, gjithashtu, konfirmoi se ka pasur bisedë telefonike midis dy liderëve dhe se Abazi e ka dënuar sulmin.

“Kryeministri Netanjahu tha se Izraeli do t’i ndërmarrë të gjithë masat e domosdoshme që t’i sigurojë vendet e shenjta pa ndryshim në status kuo”, thuhet në deklaratën nga kabineti i tij.

Tre palestinezë në mëngjes sulmuan policë izraelitë me ç’rast vranë dy prej tyre, ndërsa të tretin e plagosën, para se të likuidohen nga forcat e sigurisë.

Ky është një prej incidenteve më serioze kohëve të fundit edhe atë posaçërisht derisa zgjasin përpjekjet për arritje të marrëveshjes përfundimtare paqësore

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button