Putin shpreson për vazhdim të dialogut me Trampin

Presidenti rus Vlladimir Putin sot deklaroi se shpreson për dialog të mëtejshëm me kolegun amerikan Donald Tramp, pasi të dy liderët për herë të parë u takuan në margjinat e Samitit të G-20 në Hamburg.
“Nëse dialogu duhet të vazhdojë…në kuptim humanitar, ekziston mundësi për shpresë se dialogu do të zhvillohet më tej”, theksoi Putin.
Ai e ka lavdëruar aftësinë e Trampit “që të dëgjojë”.
“Ai reagon ndaj bashkëbiseduesit, ndaj argumenteve, është i përfshirë në diskutim madje edhe nëse diçka nuk i pëlqen ose nuk pajtohet me diçka, ai parashtron pyetje, reagon ndaj mendimit të bashkëbiseduesit”, theksoi presidenti rus.
Putin shtoi edhe se beson që në Hamburg ka vendosur raport personal me presidentin amerikan.
“Tramp në televizion është më ndryshe se në realitet”, theksoi Putin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button