Sindikata kërkon stazh me beneficion për punëtorët ndërtimorë

Sindikata për ndërtimtari, industri dhe projektim (SNIP) sot kërkoi që me revizionin e paralajmëruar të Rregullores për stazh me beneficion të përfshihen edhe punëtorët e ndërtimtarisë.

Zëvendëskryetari i SNIP, Ivan Peshevski në konferencën për shtyp të Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë tha se e përshëndesin nismën e ministres së Punës dhe Politikës Sociale për rishikimin e Rregullores për stazh me beneficion, por se kërkojnë që të merret parasysh nisma e tyre për stazh me beneficion që ka filluar në nëntor të vitit 2013.

“Në bazë të analizave të bëra konstatuam se ka vende pune të cilat e shfrytëzojnë të drejtën e stazhit me beneficion në sektorët e tjerë, ndërsa vendet e njëjta pune në sektorin e ndërtimtarisë nuk shfrytëzojnë një të drejtë të tillë. Gjithashtu me analizë janë përcaktuar edhe vende të reja pune të cilat nuk janë përfshirë në Rregullore, ndërsa trajtohen me shkallë të lartë të rrezikut dhe kushte të rënda për punë”, tha Peshevski.

Nga SNIP vlerësojnë se 26 vende pune në sferën e ndërtimtarisë duhet të përfshihen me stazh me beneficion.

“Mospërfshirja e SNIP dhe lëshimi i një vendi pune nga analiza tashmë e përgatitur e Sindikatës për ndërtimtari, industri dhe projektim do të bëjë padrejtësi të madhe ndaj kësaj kategorie të punëtorëve”, theksoi Peshevski.

Sipas të dhënave të fundit të Entit shtetëror për statistikë, për momentin numri i përgjithshëm nga sektori i ndërtimtarisë është 37.919 punëtorë, ndërsa në industrinë e materialeve ndërtimore janë rreth 310 punëtorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button