Njihuni me 26-vjeçaren që ka lëkurën e një 90-vjeçareje

Pavarësisht se shumë prej nesh kujdesen në mënyra të ndryshme për lëkurën tonë, duke e hidratuar, trajtuar, pastruar me scrape të ndryshme, e pavarësisht shumave të mëdha parash që harxhojmë, ajo që është e pashmanshme është fakti, që të gjithë do të plakemi dhe përpjekjet tona për ta shtyrë sa më shumë këtë fazë, një ditë nuk do të kenë më rezultat, pasi vitet do të bëjnë të tyren, edhe mbi lëkurën tonë…Plakja do të vijë tek gjithsecili prej nesh, bashkë me lëkurën e rrudhur dhe fare pa kolagjen, shkruan Bordo.al.

Sara Geurts 26 vjeç nuk e ka patur asnjëherë mundësinë që ta shohë lëkurën e saj të lëmuar, të tendosur dhe me kolagjen. Për fat të keq ajo vuan nga një sëmundje e rrallë e lëkurës e quajtur (EDS), që prek indet lidhëse të lëkurës duke ngadakëlsuar prodhimin e kolagjenit, gjë që krijon një lëkurë të dobët, me rrudha, pa jetë, dhe aspak elastike që në moshë fare të re. Sara ka rrefyër për The Sun se në adoleshencën e saj ky problem i ka shkaktuar shumë mungesë vetbesimi, por tani ajo e ka pranuar lëkurën e saj ashtu siç është, dhe nuk i vjen aspak turp nga problem që ka.

kuh

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP