Kina mohon përgjegjësinë për vdekjen e nobelistit

Kina i hodhi poshtë kritikat e ndërkombëtarëve për moslejimin e kritikut të saj, Liu Xiabo, të trajtojë kancerin në mushkëri jashtë shtetit, transmeton REL.

Ministria e Jashtme e Kinës tha se rasti ka qenë çështje e brendshme dhe se vendet e tjera “nuk janë në pozitë për të bërë deklarata të pahijshme”.

Aktivisti Liu, i cili ka qenë duke shërbyer dënimin me burg prej 11 vjetësh, ka vdekur të enjen në moshën 61-vjeçare, në një spital në Kinë.

Komiteti i Nobelit, i cili i ka dhënë atij Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2010, tha se Kina mban “përgjegjësi të madhe” për vdekjen e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button