Lamtumirë Bradley Lowery! Një ceremoni mortore për superheronj si ti!

Lamtumirë Bradley Lowery, tifozi më i veçantë në historinë e futbollit! Rreth 3 mijë persona të veshur me bluze me emrin e tij u mblodhën pranë shtëpisë 5- vjeçarit për t’i dhënë përshëndetjen e fundit.

Arkivoli i Bradley u soll në ceremoni me një karrocë prej xhami të tërhequr nga dy kuaj të bardhë e të zbukuruar me ngjyrat e ekipit të preferuar, të Sunderland. Të pranishëm, edhe pse ai nuk mund t’i shihte, ishin edhe personazhet e preferuar vizatimor, Batmani, Spidermani, Kapitenin Amerikan.

Mes lotëve të shumTë, tingujve të këngës së Elvis Presley ‘Can’t Help Falling in Love’, Lowery u përcoll drejt kishës së “Shën Jozefit” aty dhe ku do të mbahej dhe mesha. Sigurisht nuk kishte si të mungonte as futbollisti, miku i tij më i mirë, sulmuesi Defoe i cili nuk i përmbante dot lotët në asnjë moment.

Miqësia e tyre ka tërhequr vëmendjen anë e mbanë botës.

Bradley Lowery ishte i prekur nga një lloj kanceri shumë i rrallë. Pavarësisht se luftoi shumë fort për plot 5 vite, ai nuk ia doli ta munde atë përfundimisht.

Por pavarësisht kësaj, ai nuk hoqi dorë nga skuadra e tij e zemrës, duke shikuar çdo ndeshje të tyre. Vogëlushi i shndërrua shumë shpejt në tifozin më të famshëm dhe më të dashur, por edhe një shembull për miliona njerëz.

Ai iku nga kjo botë si një hero i vërtetë, ndoshta për një jetë më të lehtë me engjëjt lart.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP