Bye Bye Orlando! Katy Parry fotografohet me një mashkull misterioz në clubet e Italisë

Ajo u nda pas një viti lidhje me aktorin Orlando Bloom, dhe duket se Katy Perry po e shijon shumë të qenurit beqare.

Bukuroshja 32- vjeçare është fotografuar së fundmi në një nga clubet në Itali përkrah një mashkulli misterioz, ku ajo që ka bërë më shumë përshtypje është se Katy nuk ka ndalur për asnjë moment së qeshuri dhe kërcyeri, shkruan Class.

Çifti ishte i rrethuar mes shumë miqve në club, por kjo nuk i ka penguar që të flirtojnë me njëri- tjetrin. Hitbërësja dukej shumë magjepsëse, dhe sigurisht asnjë djalë nuk mund t’i qëndronte indiferent.

Edhe pse të gjithë ishim kureshtar se kush është ai fatlum që ka përkrah një bukuroshe si Katy, ishte e pamundur të zbulohej diçka më shumë, të paktën deri më tani.

Ndoshta 32- vjeçarja është lodhur nga lidhjet e mëparshme me personazhe publike, dhe ka zgjedhur të krijojë një marrëdhënie me një mashkull që nuk i përket aspak botës së spektaklit.

Edhe i dashuri i Rihanës në fillim misterioz ishte, por më pas rezultoi që jo vetëm nuk ishte i tillë por supermiliarder. Shpresojmë që të kesh të njëjtin fat Katy!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button