Kinë, 75 mijë persona evakuohen nga reshjet e rrëmbyeshme

 Rreth 75 mijë persona janë evakuuar në zona të sigurta për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme që kanë përfshirë provincën Jilin në verilindje të Kinës, njoftojnë autoritetet e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra Provinciale për Ndihmë Gjatë Katastrofave ka njoftuar se 7.500 shtëpi në prefekturën Yongji janë shkatërruar si pasojë e reshjeve që kapluan provincën nga dita e djeshme, kurse 75 mijë persona janë evakuuar në zona të sigurta.

Zyrtarët e vendit theksojnë gjithsej 260 mijë njerëz janë prekur nga përmbytjet.

Në shumë vende të prefekturës janë dëmtuar edhe tokat bujqësore, teksa po ashtu është ndërprerë edhe furnizimi i energjisë elektrike, gazit dhe ujit.

Reshjet në provincën Jilin pritet të zgjasin deri në fillimin e javës tjetër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button