Kryeministri Zaev u takua me ambasadorin iranian Karimi: Të thellohet bashkëpunimi mes dy vendeve

Kryetari  Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, sot u takua me ambasadorin e Republikës Islamike të Iranit, Hossein Karimi.

Ambasadori Karimi në emër të presidenti të Iranit Hasan Rohain, i dërgoi urime kryeministrit Zaev për marrjen e detyrës të kryetarit të Qeverisë së Maqedonisë, për zgjidhjen e krizës politike dhe për Qeverinë e re reformatore  që mori Republika e Maqedonisë.

Siç informojnë nga kabineti i kryeministrit, në takim është vlerësuar se pas zgjedhjes së Qeverisë së Re ekziston nxitje e zgjidhjeve të reja programore, me ide pozitive dhe energji pozitive, që mund ta çojnë vendin përpara, në interes të qytetarëve të Maqedonisë dhe që hapin mundësi për thellimi e bashkëpunimit me Iranin.

Në takim u theksuan si të vlefshme, politikat e Qeverisë së re për një shoqëri të të gjithë qytetarëve, të cilat i afruan qytetarët në zgjidhje e problemeve dhe nevojave të tyre dhe të cilat janë mesazh në nivele botërore se dallueshmëria në çfarëdo lloj baze, mund të jetë përparësi për një vend, nëse për këtë ekziston vullnet i sinqertë politik.

Në takim gjithashtu, u bisedua edhe për krijimin e mundësive për bashkëpunim më efektiv ekonomik si dhe bashkëpunim në fushën e turizmit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button