Një shkupjan fizikisht sulmoi dhe dëboi nënën e tij

Shkupjani me inicialet O.S. (41) dje fizikisht e ka sulmuar dhe e ka dëbuar nga shtëpia nënën e tij R.S. (67), e cila ka marrë lëndime të rënda trupore.

Ministria e Punëve të Brendshme  njoftoi se rreth orës 09:00 në Shkup në rr “Melniçka”, R.S. (67) u sulmua fizikisht nga djali i saj  O.S. (41), i cili me dru e ka goditur në  trup dhe e ka dëbuar nga shtëpia. R.S. ka arritur të largohet dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin “Shën Naumi i Ohrit”, ku edhe  janë konstatuar lëndimet e rënda trupore dhe më pas ngjarja është denoncuar në stacioni policor të Çairit. Ajo përmendi se edhe para rreth një muaji ka denoncuar dhunë familjare.

SPB Shkup mori masa për ndriçimin e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button