“Nëse nuk të rrah – nuk të do”

Fondi i Fëmijëve të Kombeve të Bashkuara (UNICEF) organizon një sërë bfringjesh për gazetarë në temë lidhur me fëmijët dhe zbatimi ne të drejtave, njofton Portalb.mk.

Në brifingun e sotëm me gazetarët dhe me përfaqësuesin e ri të UNICEF-it për Maqedoninë, Benxhamin Perks, në të cilin mori pjesë edhe gjykatësi, LlazarNanev dhe profesoresha Gordana Buzharovska e Fakultetit të Juridikut, u diskutua në temën “sa është efikas ligji për të drejtën e fëmijëve dhe mbrojtjen e viktimave”.

Perks i fitoi informatat bazë për gjendjen aktuale të të drejtave në Maqedoni, pasi që Samiti i ka locuar tipet themelore për trashëgimi të fëmijëve në korniza botërore.

“Te ne nuk ka preventiva përkatëse të dhunës familjare dhe problemi më i madh është në identifikimin e problemeve. Për shembull ka raste kur nëna ka qëndrim se “nëse nuk të rrah, nuk të do”, dhe kështu për këto raste, thjeshtë nuk e dimë se prej nga të fillojmë që t’i shpjegojmë se kjo nuk është në rregull. Çfarë mund të prisni më pas nga fëmijët që janë edukuar në atë frymë”, tha profesoresha Buzharovska.

Sipas profesorit Nanev, rritja e numrit të rasteve gjyqësore lidhur me shkeljen e të drejtave të fëmijëve është rezultat i defekteve serioze në nivelet tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button