Turqi, aktakuzë lidhur me ngjarjet në Urën e Bosforit gjatë tentativës për grusht shteti

Kryeprokuroria Republikane e Stambollit dhe Byroja për Hetimin e Krimeve Terroriste dhe të Organizuara kanë përgatitur aktakuzën lidhur me 143 të dyshuar, prej të cilëve 135 janë në paraburgim
Autoritetet gjyqësore të Turqisë kanë përfunduar hetimin lidhur me 143 ushtarë të dyshuar, prej të cilëve 135 gjenden në paraburgim, lidhur me ngjarjet në Urën Dëshmorët e 15 Korrikut (Ura e Bosforit) gjatë tentativës për grusht shteti nga organizata terroriste FETO më 15 korrik të vitit të kaluar, ku u martirizuan 34 persona, prej të cilëve dy policë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në vazhdën hetimeve lidhur me ngjarjet mbi urë të cilat filluan kur pjesëtarët e FETO-s e bllokuan me tanke, Kryeprokuroria Republikane e Stambollit dhe Byroja për Hetimin e Krimeve Terroriste dhe të Organizuara kanë përgatitur aktakuzën lidhur me 143 të dyshuar, prej të cilëve 135 janë në paraburgim.

Gjatë incidenteve në Urën Dëshmorët e 15 Korrikut humbën jetën 34 persona, në mesin e të cilëve ndodheshin dy policë dhe reklamuesi Erol Olçok dhe i biri i tij Abdullah Tayyip Olçok.

Në aktakuzë thuhet se tetë të cilët janë në liri, në mesin e të cilëve edhe ushtarë të thjeshtë, janë larguar nga ura kur kanë kuptuar seriozitetin e ngjarjes. Ndërkaq, në aktakuzë janë përfshirë 318 ankues të cilët u rrezikuan me tentativë për vrasje me paramendim.

Sipas aktakuzës, për të gjithë të dyshuarit kërkohet burgim i përjetshëm, nën akuzat “përpjekje për zhdukjen e Kuvendit ose për pengimin e punës së tij”, “përpjekje për rrëzimin e qeverisë së Republikës së Turqisë ose për pengimin e punës së saj”, “përpjekje për prishjen e rendit kushtetues” dhe “vrasje me paramendim”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button