WhatsApp sjell risi të shumta dhe të nevojshme për miliona përdorues

WhatsApp ka nxjerrë një përditësim për aplikacionin e saj në Android dhe iOS, duke i lejuar përdoruesit të ndajnë çdo lloj dokumenti me njëri-tjetrin.

Nëse është një dokument PDF, një arkiv ZIP, një tabelë .XLS ose madje një skedar .APK, përdoruesit e WhatsApp tani mund të ndajnë dokumente deri në 100MB në Android dhe 120MB në iPhone.

Nuk është vetëm kjo, tani imazhet që do të dërgoni nëpërmjet përditësimit, gjithashtu marrii disa përmirësime.

Më parë, kur përdoruesit dërgonin foto me cilësi të lartë përmes WhatsApp, aplikacioni mund të përkeqësonte cilësinë e imazhit, por nuk do ta bëjë më këtë. Kjo do të thotë që imazhet që dërgoni do të kenë të njëjtën cilësi të lartë si imazhi origjinal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button