SHGM: Gazetari Zoran Bozhinovskin del nga paraburgimi

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, në profilin e saj në Twitter ka shkruar se është shfuqizuar paraburgimi për gazetarin Zhoran Bozhinovski.

“Është shfuqizuar paraburgimi për gazetarin, Zoran Bozhinovsi. Maqedonia nuk është më në listën e turpshme ku ka gazetarë në burg!”, shkruan SHGM.

Përndryshe, Bozhinovski, është arrestuar më 21 prill në Novi Sad nga autoritetet serbe, ndërkaq një ditë pas është ekstraduar në Maqedoni.

Arrestimi i Bozhinovskit është kryer me urdhër të Ministrisë së Drejtësisë, ndërkaq në bazë të fletarrestimit ndërkombëtar është ngritur kundër tij në vitin 2013, si i dyshuar në rastin “Spiuni”.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë vazhdimisht ka shprehur dëshpërimin dhe shqetësim lidhur me vendimin e autoriteteve serbe për ekstradimin në Maqedoni të Bozhinovskit.

SHGM ka siguruar mbrojtje juridike për kolegun Bozhinovski dhe ka kërkuar nga Zyra e Avokatit të popullit, Ixhet Mehmeti, ta vizitojë në burg gazetarin.” thuhet në kumtesën e SHGM, transmeton Portalb.

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve, në Kongresin e 29-të, që u mbajt nga data 7-10 qershor të vitit 2016, në qytetin Angers në Francë, ka miratuar një rezolutë urgjente, me të cilën dënojnë ish pushtetin në Maqedoni (VMRO-DPMNE dhe BDI) për arrestimin e gazetarit Bozhinovski. FNG arrestimin e Bozhinovskit e cilësoi si praktikë jo-demokratike. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button