DAP do t’ua bllokojë xhiro-llogaritë nëse s’e paguani borxhin për taksën radiodifuzive

Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP), i paralajmëron qytetarët dhe ndërmarrjet që nuk e kanë paguar taksën radiodifuzive deri më 30 korrik të vitit 2017, ta kryejnë pagesën e borxheve në afat të shkurtër, pasi që DAP do të fillojë me procedurë për pagesë të detyrueshme, njofton Portalb.mk.

Me qëllim që obliguesve të mos u bllokohet xhiro-llogaria dhe të kenë harxhime shtesë, DAP thotë se duhet me kohë që të kontrollojnë nëse të njëjtët kanë borxh dhe vullnetarisht ta paguajnë.

“Rikujtojmë se deri në miratimin e shfuqizimit të taksës radiodifuzive, obliguesit kanë detyrë ligjore që ta paguajnë shpenzimin publik, ndërkaq për mospagesën e obligimeve, DAP ka të drejtë ligjore që t’i marrë të gjitha masat për pagesë”, thonë nga DAP.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button