Shkëndija bartëse për rrethin e tret, sot mëson kundërshtarin

Fitorja e djeshme e Shkëndijës me rezultat 3:1 ndaj Helsinkit në kuadër të rrethit të dytë eliminues të Ligës së Evropës, i jep mundësi ekipit kuqezi që të shpresojë që me një këmbë është në rrethin e tretë. Sigurisht se çdo rreth i kaluar sjell edhe kundërshtarë më të fortë, ndërkohë ekipi nga Tetova nëse e kalon Helsinkin do të jetë në grupin e ekipeve bartëse. Si kundërshtarë të mundshëm të Shkëndijës do të jenë fituesit nga këto duele, Norçeping – Trakai, Gabala – Bjallstok, Sllovan – Lingbi, Shturm – Mlladost dhe Osijeku – Lucerni.

Ndërkohë Rabotniçki edhe pse me barazim (1:1), nga ndeshja e parë me Dinamo Minskun, nëse eventualisht e kalon rrethin e tretë do të ketë për kundërshtarë të mundshëm këto ekipe: Zhelezniçar – AIK, Ostende, Trençin – Bnei Jehuda, Kork Siti – Larnaka, Valur – Domzhale, Liepeja – Suduva. Shorti për rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës do të jetë në orën 13:00. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button