Dimitrov: Marrëveshja është gati, duam bashkëpunim me Greqinë

“Maqedonia dhe Bullgaria janë dakorduar për tekstin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë qëllimi  së cilit është që të zgjidhen konteste dhe tensionet shumëvjeçare mes dy vendeve”, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla DImitrov për Rojters, njofton Portalb.mk.

“Kemi arritur kompromis për tekstin. Nënshkrimi i marrëveshjes për fqinjësi të mirë do ta zmadhojë besimin mes nesh, do të tregojë se jemi serioz dhe se duam të krijojmë miqësi në rajon”, tha Dimitrov.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë në intervistë thekson se përveç me Bullgarinë, Maqedonia do që të ketë bashkëpunim më të mirë edhe me Greqinë, dhe për atë ka qenë edhe vizita e tij në Athinë.

“Porosia ime në Athinë ishte se në Maqedonia ka fillim të ri dhe për atë që të mendojnë se çfarë fqinjësh duan. Nëse duan të kenë demokraci evropian të udhëhequr nga sundimi i ligjit, tani është momenti që t’i ndihmojnë Maqedonisë, të lëshojnë udhë që të hyjmë në NATO nën referencën e përkohshme. Ajo do të nënkuptonte investim në klimë më të mirë ku do të mundej të zgjidhen problemet më të mëdha”, shprehet Dimitrov.

Ai nuk pret zhvendosje të pozicionimit të Greqisë brenda natës, megjithatë është një proces i cili mund të ndryshojë ngadalë-ngadalë.

I pyetur nëse Maqedonia ndonjëherë ka  qenë e hapur për ndërrimin e emrit, Dimitrov deklaroi se ajo është çështje mjaft e komplikuar e cila përfshin emocione dhe identitet.

“Për zgjidhjen e asaj çështje është e nevojshme të ketë proces në të cilën do të krijohet pozitë nacionale. Definitivisht për atë çështje do të ketë referendum”, deklaroi Dimitrov.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button