Bluzat ngjyrë qielli, veçantia e premierës së sontme e Teatrit të Kumanovës (FOTO)

Vepra e autorit Dawe Freeman e cila e shqipëruar vjen nën emrin “Një shtrat plot me të huaj” vjen premierë në Teatrin e Kumanovës, njofton Portalb.mk.

Shfaqja, realizim i Teatrit të Kumanovës do të shfaqet sonte (e premte), 14 korrik, në fillim prej ora 20:00 në Qendrën Kulturore të Kumanovës “Trajko Prokopiev”.

“Një shtrat plot me të huaj” në shqip vjen në regji të Esat Brajshorit kurse ndihmës regjie është Ibrahim Deari.

Mesazhi, tematika dhe thelbi i kësaj shfaqjeje do të vijnë nëpërmjet aktorëve Sefedin Shabani, Aurita Agushit, Musa Isufi, Anisa Ismaili, Mendim Murtezi, Qëndresa Loki dhe Mirsad Abazi.

Ajo çfarë e bën të veçantë këtë premierë dhe shfaqje është bluza me ngjyrë qielli që mban mbishkrimet “Faleminderit Teatrit të Kumanovës dhe ekipit të shfaqjes ‘Një shtrat plot me të huaj’”.

Bluzat janë dhuratë nga regjisori Esat Brajshori për ekipin organizues të kësaj shfaqjeje dhe premiere.

Image may contain: one or more people and text

Image may contain: one or more people and people standing

Image may contain: 1 person, sitting, beard, table, closeup and indoor

Regjisori me trupën e aktorëve

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP