Velt: BE dëshiron të formojë Jugosllavi të vogël

Pas samitit në Trieste, që i mblodhi liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, gazeta gjermane “Velt” shkruan se Bashkimi Evropian dëshiron të krijojë Jugosllavi të re të vogël, transmeton Makfaks, njofton Portalb.mk.

Në tekst theksohet se BE tani nuk është në gjendje të pranojë anëtarë të ri dhe se don të krijojë bashkim doganor.

“Dogana e bashkuar e planifikuar ballkanike do të duhej ta përbënin Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia, gjegjësisht të gjitha vendet e mbetura me shpërbërja e Jugosllavisë dhe si pas mundësisë të jetë edhe Shqipëria. Nga BE porosisin se formimi i hapësirës së përbashkët ekonomike do t’i bënte këto vende më të përgatitura për qasje drejt BE-së”, shkruan “Velt”.

Njëkohësisht, vazhdon teksti se BE dëshiron ta mbajë ndikim e vetë në rajon në të cilin tashmë hasen forca të fuqishme rivale. Për fat të mirë Kroacia dhe Sllovenia, ata tashmë janë anëtare të BE-së.

“Qëllimi i bashkimit doganor është për ta çaktivizuar fuçi-barutin e Ballkanit, por pa i pranuar ata vende në BE. Jugosllavia e mbante stabile atë përzierje eksplozive nga populli, ndërsa kjo tani është puna e BE-së”, shkruan gazeta gjermane, ku paralajmërojnë edhe se tensionet në rajon po rriten.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button