Pushon Zvërlevski, në rend dite buxheti i Maqedonisë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta mbajë seancën e tetë, në rend dite të së cilës janë Propozimi i llogarisë përfundimtare të Buxhetit të RM-së për vitin 2016, më shumë ligje të dorëzuara nga opozita dhe raportet vjetore të më shumë institucioneve, njofton Portalb.mk.

Deputetët duhet të debatojnë për propozim-ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit penal në lexim të parë, si dhe Propozim – ligjin për plotësimin e Ligjit për zbatimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2017, me procedurë të shkurtër.

Në rend dite janë edhe propozim – ligjet në lexim të parë të shtruara prej deputetëve të opozitës siç janë Propozim – ligji për veprimtarinë e mjekëve, Propozim – ligji për plotësimin e Ligjit për pagesën e pagave në Republikën e Maqedonisë, Propozim – ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përmbarim, Propozim – ligji për ndryshimin e Ligjit për shërbime mediale audio dhe audiovizuale dhe Propozim – ligji për ndryshimin e Ligjit për prokurorinë publike.

Në këtë seancë do të shqyrtohen edhe raportet vjetore të më shumë institucioneve. 

Përndryshe, dje edhe pse VMRO-DPMNE-ja premtoi se do të shqyrtojë propozimin e koordinatorit të LSDM-së Tomisllav Tuntevit  për përfundim të diskutimit për shkarkim të prokurorit publik Marko Zvërlevski dhe kërkoi të njëjtën paraprakish edhe vetë, sërish deputeti i saj Ilija Dimovski kërkoi që të respektohen kolegët e përkatësisë krishtere dhe të mos punohet pas orës 18:00, njofton Portalb.mk.

Si pasojë e kërkesës së Dimovskit, kryeparlamentari i Maqedonisë, Talat Xhaferi sërish ka ndërprerë seancën parlamentare ku për të tretën ditë zhvillohej debati për shkarkimin e prokurorit publik Marko Zvërlevski.

Dimovski duke kërkuar që të mbarojë diskutimi për Zvërlevskin, paralajmëroi se do të sjellin ligj të ri për prokuror publik.

Krahas kësaj, edhe seanca e djeshme në Kuvend ka kaluar me replika dhe kundër-replika ndërmjet deputetëve të VMRO-DPMNE-së duke u bazuar në faktin se në propozimin e Qeverisë për shkarkim të prokurorit publik Marko Zvërlevski nuk janë dhënë arsye konkrete.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button