Të paktën 60 persona e kanë humbur jetën dhe dy milionë janë goditur nga përmbytjet në Indi

Në përmbytje në verilindje të Indisë jetën e kanë humbur të paktën 60 njerëz, ndërsa mbi dy milionë janë të rrezikuar, kumtuan autoritetet.

Vërshimet, të cilat zgjatin tre javë, më së shumti e kanë goditur shtetin indian Asam, ku nga mesi i qershorit e deri tani jetën e kanë humbur 45 njerëz.

Në shtetin fqinj Arunaçal Pradesh jetën e kanë humbur 14 persona. Sezoni i monsuneve në Indi, kur ndodhin numri më i madh i vërshimeve, zgjat prej qershorit deri në shtator.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button