Milani arrin marrëveshje me Lazion për Biglian (FOTO)

Lucas Biglia do ta veshë fanellën e Milanit sezonin a ardhshëm, shkruan “Express“, përcjell Portalb.mk.

Milan ka arritur marrëveshje me Lazion për transferimin e mesfushorit, Lucas Biglia, i cili do të kushtojë 17 milionë euro Kuqezinjve.

Në sajtin zyrtar të Gianluca Di Marzio raportohet se Biglia do të largohet të premten nga kampi stërvitor i Lazios për të kompletuar transferimin te Milano.

Raportohet se marrëveshja është arritur pas bisedimeve në telefon mes presidentit, Claudio Lotito dhe drejtorit të Milanit, Marco Fassone.

Biglia ka qenë synim i Milanit gjatë gjithë verës, por hezitonin të arrinin marrëveshje për shkak se Lazio kërkonte 20 milionë euro.

Milan

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button