Aq më je ngulur..

Aq më je ngulur 
Në mendim 
Sa mund të të qarkoja 
me një gardh.

Do të qe, padyshim, i lartë, 
shumë i lartë, 
që ajri i pjesës tjetër të botës 
të mos e kapërcente dot.

Dhe maje çdo huri 
të mprehur: 
nga një yll 
si një glob i zakonshëm 
ose më mirë: 
kokat 
e atyre që kanë guxuar 
të të dashurojnë.

Marin Soresku

Lajme të ngjashme

Back to top button