Besart Ibraimi “shkriu” finlandezët (Video)

Skuadra e Shkëndijës ka vazhduar të marshojë me sukses në garat e Ligës së Evropës, duke shënuar edhe një fitore, kësaj radhe e ka mundur Helsinkin në kuadër të ndeshjes së parë eliminuese të rrethit të dytë.
Edhe pse në fillim kuqezinjtë u befasuan duke pranuar gol ne minutën e 35-të, me autor Ousman Jallow, kjo nuk trembi aspak djemtë e Qatip Osmanit, të cilët vazhduan të besojnë në aftësitë e tyre.

Padyshim se hero i ndeshjes ishte Besart Ibraimi, i cili me tre gola të shënuar bëri rikthimin e madh. Fillimisht shënoi nga pika e bardhë në minutën e fundit të pjesës së parë, pas një ndërhyrje të palejuar ndaj Radeskit. E që më pas, asistimi i saktë i Ferhan Hasanit bëri që Ibraimi të jetë sy hapur edhe në këtë rast, për ti sjell epërsi me rezultat 2:1 në minutën e 59-të.

Në minutën e 63-t, finlandezët mbetën me një futbollist më pak në fushë, pasi me të kuq u nxor nga loja Hannu Patronen, i cili ndali në zonën e rrezikut Ibraimin, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë, duke ndëshkuar për herë të tretë Helsinkun.

Trajneri Qatip Osmani në këtë duel bëri edhe disa zëvendësime, kur në minutën e 25-t nga loja largoi Mevlan Muratin, ndërsa në lojë inkuadroi Ivan Çelikoviçin, më pas në minutën e 75-t, u largua Marjan Radeski për ti lënë vendin futbollistit nga Kosova, Illir Avdylit. Shtatë minuta para përfundimit, “Qato”-ja largoi nga fusha Armend Alimin dhe si zëvendësues në fushë inkuadroi Enur Totren.

Ndeshjen e kthimit Shkëndija e luan javën e ardhshme kur do të jetë mysafire në Stadiumin “Telia 5G –arena” në Helsinki, ndërsa ndeshja do të luhet me fillim në orën 18:00. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button