Franca dërgon në Apel vendimin për taksën e Google

Ministri francez i Buxhetit, Gerald Darmanin, tha të enjten se qeveria e tij do të ankimojë në Gjykatën e Apelit vendimin me të cilin Google është liruar t’i paguaj Francës 1.11 miliardë euro në taksa kthyese për periudhën pesë vjeçare, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjykata Administrative të enjten në pesë vendime të ndara, tha se autoriteti tatimor i vendit nuk ka të drejtë të marrë të ardhura nga Google në Francë për pesë vitet 2005 -2010, pas akuzave se të njëjtat janë transferuar në nëndegën e saj irlandeze, GIL.

Ministria franceze e Financave, kishte thënë më herët se po shqyrtonte ankimimin, i cili duhet të depozitohet brenda dy muajve, “duke pasur parasysh rëndësinë e këtyre rasteve, më konkretisht, çështjen e taksimit të drejtë në Francë, të fitimeve të nxjerra nga ekonomia digjitale” .

Në një deklaratë të publikuar, Google tha se vendimet e gjykatës konfirmuan se “ajo i bindet ligjit francez të taksave dhe standardeve ndërkombëtare”.

Muajin e kaluar Bashkimi Evropian i kishte shqiptuar kompanisë Google një gjobë rekorde prej 2.7 miliardë dollarë për shkelje të rregulativës antitrust.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button