Britania e Madhe e shpalli projekt-ligjin për ndërprerjen e marrëdhënieve me BE-në

Britania e Madhe sot shpalli projekt-ligj për ndërprerjen e marrëdhënieve politike, financiare dhe ligjore me Bashkimin Evropian.

Ligji për ndërprerjen e marrëdhënieve është elementi kryesor nga plani i Qeverisë në Londër për braktisjen e BE-së deri në vitin 2019. Ai parasheh ndërprerje të pjesëmarrjes së Britanisë së Madhe në aktivitetet ligjore të BE-së, të cilat zgjasin më shumë se 40 vjet dhe anulimi i marrëveshjes, me të cilën vendi u bë anëtare e BE-së në vitin 1972, transmeton MIA.

Miratimi i ligjit në Parlament mund të jetë vendimtar për ardhmërinë e kryeministres Tereza Mej.

“Ky është një prej ligjeve më të rëndësishme, të cilat ndonjëherë do të kalojnë përmes Parlamentit dhe është pjesë e rëndësishme e procesit për dalje nga BE-ja”, deklaroi ministri i Bregzitit, Dejvid Dejvis.

Qeveria e formulon pozitën për negociatat me BE-në, me atë që shpalli gjithashtu tre raporte me të cilat theksohet se Britania e Madhe do të tërhiqet nga Euratomi dhe do ta braktisë jurisdiksionin e Gjykatës së BE-së.

Shpallja e projekt-ligjit është hapi i parë nga procesi i gjatë ligjor.

Partia laburiste opozitare kumtoi se do ta kundërshtojë projekt-ligjin, nëse ai nuk përgjigje në gjashtë kushte, mes të cilave edhe garancitë për të drejtat e punëtorëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button