Protestë e familjeve të sirianëve të vrarë në sulmin me armë kimike

Gjatë sulmit me armë kimike në Khan Shaykhun, në fillim të muajit prill të këtij viti, humbën jetën së paku 100 persona, ndërsa mbi 500 kanë ndjerë pasojat e ndikimi të gazit helmues
Familjet e sirianëve të vrarë në sulmin me armë kimike në rajonin e Khan Shaykun u mblodhën sot që edhe një herë t’i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ushtrojë presion mbi regjimin e presidentit Bashar al-Asad, por edhe të mos harrohet sulmi që mori jetën e njerëzve të pafajshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë sulmit me armë kimike në Khan Shaykhun, në fillim të muajit prill të këtij viti, humbën jetën së paku 100 persona, ndërsa mbi 500 kanë ndjerë pasojat e ndikimi të gazit helmues.

Në 100 ditë nga sulmi u mblodhën anëtarët e familjeve të të vrarëve të cilët kërkojnë që të përmbushet drejtësia për të gjithë civilët e vrarë të pafajshëm.

Familjarët mbanin fotografi të sirianëve të vrarë, mes të cilëve gjendej edhe një numër i madh i fëmijëve. Në një nga afishet shkruante: ”Sulm me armë kimike 4.4.2017”.

Abdulhamid el-Yusuf gjatë sulmit humbi dy binjakët e tij të cilët kishin vetëm nëntë muaj. “Humba vajzën Aya dhe djalin Ahmed. Në 100 ditë nga sulmi këtu u mblodhën familjarët e pikëlluar. U mblodhëm që ky sulm mos të harrohet”, porositi Yusuf.

Ai shtoi se dëshiron që të gjithë të solidarizohen me popullin sirian dhe të mos harrohen viktimat, por as shkaktuesit e krimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button