Rashkovski: Qeveria do të angazhohet për Këshill funksional për bashkëpunim me sektorin civil

Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Dragi Rashkovski, sot pati takim me dy rrjete të organizatave civile, përfaqësues të mekanizmit IPA2 dhe të grupit joformal prej 89 organizatave, të cilat vitin e kaluar publikisht reaguan dhe patën vërejtje në vendime të ndara nga vendimi për formimin e Këshillit për bashkëpunim të Qeverisë me sektorin civil, që e formoi Qeveria paraprake, kumtoi pres shërbimi qeveritar.

“Në këtë takim pune ishte konfirmuar përpjekja e përbashkët për funksionin e Këshillit për bashkëpunim të Qeverisë me sektorin civil, me ç’rast Qeveria u zotua që seriozisht t’i shqyrtojë të gjitha qëndrimet dhe vërejtjet e prezantuara që i shprehën shoqatat civile”, theksohet në kumtesë.

Për atë qëllim, siç theksohet në kumtesë, përmes politikave inkluzive që Qeveria e Republikës së Maqedonisë i zbaton, ai Këshill funksional për bashkëpunim të Qeverisë me sektorin civil do të paraqesë njërin ndër mekanizmat më të rëndësishëm që do t’i përfshijë organizatat civile si korrigjues dhe partner të Qeverisë në krijimin dhe zbatimin e politikave në interes të qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button