Ushqen korbin për të ti nxjerr sytë

Intelektualë e analistë, ekspertët e profesorët, ky, ai, po edhe aj tjetri, asnjëri nuk ofron zgjidhje dhe nuk e tregon rrugën se si duhet të veprohet për të dal nga kjo gjendje e “palakmueshme” të popullatës dhe partisë fituese në këto zgjedhje.

Shtylla e Demokracisë është pa dyshim shprehja e lirë mirëpo kjo nuk d.m.th. se në at shprehje të ofendosh të tjerët dhe në mënyrë të pacipë të shfrytëzosh hapësirat mediatike për shitje mendsh dhe pseudo patriotizëm. Ata intelektual dhe ish politikan që sot po luajnë kukuvajkën e kombit ju përgjigjemi lehtas duke i pyetur me sinqeritetin më të madh “Çfarë bëtë ju “?

Më kujtohet një deklaratë e Ali Ahmetit për disa të vetëquajtur analist se ti shohësh gjërat nga një prizëm të gazetarit apo analisti dhe të jesh në gradë të këndshme dhe të ndodhesh në prizmin e brenda farkut ku temperaturat janë 500grad, kjo nuk është e njëjtë.

Vendimi i BDI së për ti fokusuar potencialet e veta në qeverisjes e ardhshme për anëtarësimin e vendit në NATO dhe në Bashkësinë Evropiane është për tu përshëndetur dhe nuk paraqet asnjëfarë zhgënjimi për 153 mijë përkrahësit shqiptarë që ja i dhanë verdiktin këtij subjekti.
Të flasësh për zhgënjim kur ende nuk dihet se cilët resor do i takojnë BDI-së kjo sqarohet vetëm me idetë e “megalomanjakut”

Gabimin i mundshëm dhe zhgënjimin i anëtarësisë së BDI-së do ndodhë vetëm nëse në ekzekutivin vijues emëron të njëjtit persona, të njëjtit ministra e drejtorë të cilët në qeverisjen e kaluar NUK e dëshmuan veten dhe as që ua dëgjuam zërin thjesht  nuk punuan ashtu siç duhet, na sollën në situatë që të jesh në pushtet e të mos kesh pushtet. Investimi më i madh i BDI-së është në përmirësimin e politikës kadrovike, ka BDI-ja aq fuqi intelektuale dhe kapacitet politik sa që në të ardhmen mos të nënçmohet nga epitetet e analfabetizmit politiko-intelektual. Po marrim shembull Partin Socialiste të Shqipërisë e cila 70% të ekzekutivit të sajë ka vendosur njerëz nga grup moshat e reja.

Besoj se këtë radhë kryesia e BDI-së dhe z.Ali Ahmeti gjërat do i shohin nga prizmi i liberalizimit mes taborit. E patjetërsueshme është nevoja që BDI të frymojë në frymën e rinis. Ashtu siç ka thënë edhe lideri i BDI-së z. Ahmeti “BDI është partia e rinisë” mirëpo të mos jetë vetëm partia e rinisë për punësime administrative , le të nisim ti japim rinis tonë barrën e përgjegjësive të këtij populli. Le të besojmë tek rinia forca e të cilës i jep jetë dhe suksese çdo kombi.
Me çiltërsi, me zemër të hapur BDI-ja duhet të ketë ndryshime kadrovike të saja , është me tepër se nevojë, është jetëgjatësi !

Me keqardhje por me sinqeritetin më të madh duhet të pranojmë përshtypjen e krijuar në opinion se BDI nuk ka kuadro tjera përveç këtyre momental. Pakënaqësia me këtë që po e them gjendet tek anëtarët dhe aktivistët nuk është rastësi ajo që talljet dhe sarkazmat nëpër rrjetet sociale se : “Pyetje për 1milion euro cili në cilën ministri do jetë filan ministri”.
Nuk ishte rastësi marrja e 153 mijë votave nga BDI. Konkluza ime për këtë është se me freskimin e listave për deputet me njerëz të kapaciteteve të larta më saktësisht me përfshirjen e njerëzve kyç të luftës së 2001 siç mundë të cekim, z. Hazbi Likën–Qelon, z. Zulfi Adilin , Shkodranen, Mësuesin e shumë të tjerë.

Idila e kësaj shpresojmë se do përsëritet edhe në postet e ekzekutivit që do i marrë BDI-ja sepse meritokracia dhe vlerat e mirëfillta është e patjetërsueshme të jen shtyllë funksionarëve të ardhshëm. U lodhëm ma !!!

Ideja e BDI-së, jetëgjatësisë 6mujorshe të kësaj Qeverie me kushtin për anëtarësim në NATO dhe hapa konkret drejt afrimit në anëtarësimin në BE është diçka reale dhe e mundshme për dallim nga subjektet tjera politike që tek shqiptarët garuan pa një platformë konkrete.
Me këtë kërkesë nënkuptohet e gjitha, mos mendojmë se në NATO do pranohesh pa mos plotësuar kërkesat e bashkësive dhe etnikumeve të ndryshme që jetojnë në Maqedoni. NATO nuk është vetëm grupim i shteteve si forca ushtarake aty në mënyrë decide ka kërkesa për shtetet që të kenë edhe plotësimin e të drejtave dhe lirive të gjithë popujve që jetojnë në atë shtet.

Ne kemi besim se ideja e BDI-së dhe e Liderit të saj z. Ahmeti për një President koncesual shumë shpejt do realizohet si dhe kërkesa që njëri nga 3 postet kyçe të shtetit tu takoj shqiptarëve edhe kjo do të realizohet andaj duhet veprim konkret dhe vendosmëri, koha vepron në favor tonë.

Presidenti sapo zgjedhur Ivanov ai realisht është fituesi mirëpo nuk është legal për shqiptarët dhe sot kur BDI nuk do njoh atë president me automatizëm nuk do njohin 15 komunat shqiptare që udhëhiqen nga BDI, nëse do shkonim më larg ai president nuk do jetë i njohur as për Prishtinën e as për Kosovën ti harrojmë këto ai president nuk do njihet nga 900 mijë banorët e këtij shteti 2milionësh.

Të gjithë kanë hallin se BDI lëshoji pe në këto marrëveshje kur realisht ende subjekti nuk ka dalur me deklaratë se cilët resorë ka marrë në qeverinë e ardhshme.

Me besimin në Zot dhe me çiltërsinë në zemër uroj që të ja dalim krenar dhe ballë lartë.
Zoti i bekoftë shqiptarët !

( Autori është nëpunës në Drejtorin e Doganave)

 

Lajme të ngjashme

Back to top button