Mish kali dhe bualli në menynë e DSK-së dhe BSP-së, 600 euro kanë harxhuar për një darkë (DOKUMENT)

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme në brifing me gazetarët janë prezantuar fatura dhe llogari nga darkat e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) dhe Byrosë për Siguri Publike (BSP) të cilat janë paguar nga buxheti i shtetit, gjegjësisht nga xhepat e qytetarëve, njofton Portalb.mk.

Në faturën e 12 prillit të vitit 2012, kur ka ndodhur vrasja e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, DSK ka darkuar në një restorant në Shkup. Në meny ka pasur çdo lloj specialiteti – kërpudha në zgarë, kunguj, mish, byrekë. Në faturë shihet se janë harxhuar mbi 5.000 denarë vetëm për deserete.

Në llogari tjetër shihet se si të punësuarit në MPB kanë porositur pasta “ravioli” me fazan që kushtojnë 1.200 denarë, mish të kafshëve të egra në sos, që gjithashtu kushton 1.200 denarë, biftek që kushton 5.000 denarë, pastaj karpaço prej kalit (carpaccio) 2.000 denarë, file prej buallit 5.900 denarë dhe file nga kali 4.500 denarë. Kanë ngrënë dhe drer në sos të kërpudhave të egra që kushtojnë 1.200 denarë. Llogarinë që e kanë bërë për një darkë ka kushtuar 38.350 denarë.

Në një faturë të 6 korrikut të vitit 2011, në menynë e DSK-së ka pasur karkaleca në zgarë që kanë kushtuar 1.271 denarë, për peshk në furrë kanë paguar 13.700 denarë, ndërkaq për mish të përzier në zgarë 1.016 denarë.

LEXO: Një ditë pas masakrës në Smillkovë, funksionarë e DSK-së kanë harxhuar 500 euro për darkë

Për më shumë shihni faturat më poshtë:

20068001_1536203199783494_2127558068_n

20068314_1536203236450157_440737993_n

20068387_1536203149783499_135174295_n

20068451_1536203299783484_233125615_n

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button