Banka Botërore shprehi gatishmëri t’i ndihmojë Qeverisë së Maqedonisë në angazhimet për vende të reja të punës

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski, dje u takua me Ciril Miller, nënryetar i Bankës Botërore, i shoqëruar nga drejtoresha rajonale për Ballkan Perëndimor, Linda Van Gelder dhe drejtori i Bankës Botërore për Maqedoni, Marko Mantovaneli.

Shërbimi qeveritar për shtyp sot kumtoi se përfaqësues të lartë të Bankës Botërore në takim shprehën mbështetje për Qeverinë e re të Maqedonisë. Është vlerësuar se përfundimi i krizës politike dhe politikat reformuese të Qeverisë hapin mundësi dhe perspektiva të reja për Maqedoninë, për këtë arsye, Banka Botërore shprehi gatishmëri t’i ndihmojë Qeverisë në angazhimet për vende të reja të punës, klimë të mirë afariste, investime. Në takim është biseduar për mbështetjen e Bankës Botërore përmes sistemit për menaxhim të financave publike dhe kompetivitetin në ekonomi.

Kryeminsitri Zaev kumtoi se prioritet kulmor i Qeverisë është të sigurojë stabilitet të ekonomisë dhe zhvillim.

“Qeveria është fuqishëm e përkushtuar që të gjithë qytetarët të ndjejnë benefitet nga zhvillimi ekonomik. Qëllimi ynë është standard i mirë jetësor për të gjithë. Për këtë arsye Qeveria do ta rrisë mbështetjen për ndërmarrjet vendore, ndërkaq krijojmë kushte edhe për investime reale të huaja”, tha Zaev.

Kryetari i Qeverisë paralajmëroi rritje të rrogës minimale prej shtatorit dhe sistem të drejtë tatimor, në mënyrë që të ulen dallimet sociale në shtet. ndërkaq për klimë stabile afariste, kryeministri kumtoi se janë planifikuar reforma me qëllim që të sigurohet gjyqësi e pavarur dhe institucione profesionale.

Në takim, përfaqësuesit e Bankës Botërore e përshëndetën përcaktimin e kryeministrit Zaev dhe të Qeverisë për mbështetje të zhvillimit rajonal si kusht i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Maqedonisë dhe të shteteve të rajonit”, thuhet në kumtesën e shërbimit qeveritar për shtyp

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button