Shkup, Inspektorati dënoi kompaninë që fillonte punën nga ora 5 e mëngjesit

Inspektorati i Autorizuar Ndërtimor i Komunës Qendër doli në terren pas reagimit të banorëve të cilët jetojnë në rrugët “Brigada e 8-të” dhe “Maksim Gorski”, se në vendin e ndërtimit të biznesmenit Zoran Azmanov punohet prej orës pesë të mëngjesit, njofton Portalb.mk.

Inspektorati konstatoi se në orët e hershme të mëngjesit është kryer punim me armaturë, që ka krijuar zhurmë e cila i ka shqetësuar qytetarët. Sipas ligjit të Ambientit Jetësor, nuk është e lejuar zhurma para orës 7-të të mëngjesit, kur fillon koha e punës.

Investitori dhe kompania do të sanksionohen sipas ligjit të Ambientit Jetësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button