Ministria e Financave e ndërmori nismën për PayPal

Ministria e Financave zyrtarisht do t’i drejtohet PayPal që të fillohet procedura për vendosjen e shërbimit “pranim i parave” (receive money) në Maqedoni përmes servisit pagesor në internet me emrin Paypal.

Ky është konkludimi nga takimi i djeshëm që u mbajt në Minsitrinë e Financave, në të cilin morën pjesë përfaqësues nga minsitritë e Financave, Ekonomisë dhe Shoqërisë Informatike dhe Adminsitratës dhe nga katër banka në Maqedoni.

“Me këtë do të mundësohet që qytetarët dhe ndërmarrjet në Maqedoni të shesin prodhime dhe shërbime të veta në tregun botëror dhe të kryejnë pranim të pagesave përmes PayPal”, qëndron në kumtesën e publikuar sot nga ana e kompanisë “Login sistemi” të cilët janë iniciatorë për vendosjen e PayPal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button