Ndërroi jetë poeti Murteza Xajë Nura (VIDEO)

Ka ndërruar jetë poeti Murteza Nura (i njohur si Xajë Nura), lindur më 27 nëntor 1935 në Pejë, rritur në Pejë, ka jetuar pjesën më të madhe të jetës në Gjakovë, shkruan KultPlus. Murteza Nura, i njohur si Xajë Nura, Ishte aktivist i çështjes kombëtare, për të cilën gjë u burgos disa vite. Ai është piktor, poet e shkrimtar.

Dramaturgu dhe profesori Haqif Mulliqi këtë e ka bërë te ditur përmes një postimi në facebook.

“Lamtumirë i dashuri ynë, Baca Xajë. Unë dhe familja ime, të cilën e deshe dhe e cila të deshi aq shumë, nuk do të të harrojmë asnjëherë. Lamtumirë. E paç të lehtë amshimin në gjirin e mëmëdheut të cilit i kushtove një jetë të tërë, pa hile e lajka, e i cili, shpesh, ishte vetëm një njerkëdhé për ty. Do të më mungosh përjetë, miku dhe frymëzuesi im i pashterrur, Murteza Xajë Nura. Baca Xajë. Lamtumirë” ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP