Premiera e shfaqjes “G”: Pas qindra vjetëve Fishta i revoltuar me politikën shqiptare (FOTO/VIDEO)

Në Teatrin e Komedisë, Teatri Shqiptar Shkup realizoi premierën e shfaqjes “G” e cila te publiku erdhi nëpërmjet vargjeve satirike të Gjergj Fishtës, njofton Portalb.mk.

Vargjet satirike të Gjergj Fishtës, pjesa dërmuese të dala nga veprat “Ansat e Parnasit”, “N’hajat t’Parrizit”, “Gomari i Babatasit”, “Visku i Babatasit”, anegdotat dhe poemat, në dialektin e gegërishtes, me regji të Sulejman Rushitit e muzikë të Pasionare Asllanaj, me tërë tematikën, problemet që trajtoi, porositë që i përçoi tek publiku i pranishëm krijoi idenë se Fishta jeton mes nesh edhe më tej dhe sërish po shpreh revoltën ndaj politikës shqiptare.

catsProblemet e keqqeverisjes, politikanë të padenjë për veten dhe shoqërinë, emërime funksionarësh në baza farefisnore dhe miqësore, drejtorë shkollash që nuk dinë shkrim e lexim, kryeministër që mban pas vetes persona të cilët përsërisin fjalët e fundit të tij në deklarata me një tonalitet intrigues, gruaja “cuca” e cila me sinqeritet përpiqet të ndërgjegjësojë politikanët, atdhedashuria e cila del nga identiteti fals, janë vetëm disa nga problematikat me të cilat Teatri Shqiptar shënoi 67 vjetorin e themelimit të tij.

Të gjitha këto problematika të kohës së Gjergj Fishtës nëpërmjet të cilave ai shpreh revoltën ndaj politikës së kohës kur edhe ka vepruar, dukeshin aktuale dhe reale edhe sot. Kështu vlerësuan të pranishmit në premierë.

Por, këto probleme dhe porosi tek publiku shqiptar u sollën me rolin e Skënderbeut të cilin e luajti Adem Karaga, me karakteristikat e Cucës prej një engjëlli të Vjollca Bekteshi Hamiti, të tipareve të drejtoreshës Lusifer të Aida Elezit dhe me sjelljen prej një polici të Blerim Dardhishtës.

Në këtë shfaqje aktori Dritëro Ame erdhi me rolin e Dallkaukut, në pozitën e Drejtorit A erdhi Genci Mirzo ndërkaq Visar Etemi solli kryeparlamentarin.

Në lidhje me këtë përmbajtje dhe premierën e sotme regjisori Sulejman Rushiti u shpreh shumë i kënaqur me mënyrën se si vargjet e Fishtës erdhën në Shkup.

Rushiti

“Ende jam me emocionet e para pas premierës e cila erdhi si rezultat i punës së gjatë dhe të lodhshme por edhe të kënaqshme për të sjellë mesazhin përmes gjuhës së Fishtës, gegërishtes, në mënyrën moderne teatrore duke u munduar që të bëjmë një lloj dialogu mes fenomeneve nëpërmjet leximit të Fishtës në aspekt reversibil për të vënë në skenë të gjitha fenomenet negative. Ndjehem i lumtur që sollëm Fishtën në Shkup dhe që vargjet e tija u përcollën në mënyrën e duhur nëpërmjet aktorëve të cilët bënë një punë të mrekullueshme”, tha Rushiti.

Regjisori vlerësoi se qëllimi i kësaj shfaqjeje dhe trajtimit të këtyre fenomeneve është që të rritet katarza dhe vetëdijesimi te popullata.

Se a e erdhi kjo shfaqje në periudhën e duhur politike në Maqedoni, Rushiti u shpreh kështu: “Për fat të keq Teatri ka filluar të shihet si një vend aktrimi e jo si institucion ku duhet të zhvillohet dialog duke u ngritur çështje të caktuara. Fatkeqësia jonë, fatmirësia e Fishtës është se vargjet e shkruara para qindra vitesh janë aktuale edhe sot. Vlerësoj se për të folur për fenomenet e caktuara negative në shoqëri gjithmonë është koha e duhur. JKaragao vetëm Teatri por edhe sferat tjera shoqërore duhet t’i ngritin temat e tilla. Teatri nuk ka pse të ekzistoj nëse nuk flet për fenomenet shoqërore”.

Ndërkaq aktori Adem Karaga i cili në shfaqjen “G” erdhi me rolin e Skëndërbeut në shenjë modestie vlerësoi se ka qenë një punë e mundimshme për vetë faktin së bëhej fjalë për vargje të Gjergj Fishtës. Ai shpreson se të njëtat i sollën mirë para publikut në Shkup.

Meqë në premierë kishte të pranishëm aktorë e regjisorë nga tërë Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria, u krijua përshtypja se e njëjta u prit shumë mirë nga publiku. Këtë e shprehu edhe përfaqësuesi dinjitoz i artit shqiptar, Altin Basha.

“Ishte një premierë e veçantë. SiguBasharisht që porosia e Fishtës erdhi në kohë që nëpërmjet aktorëve të përçojë atë në mënyrën e duhur. Edhe tema dhe koha kur ajo trajtohet janë të qëlluara që të aktualizohen shumë fenomene të cilat janë mjaft vështirë që të realizohen në mënyrë profesionale. Por aktorët bënë një spektakël që do të mbahet mend gjatë”, tha Basha

Përndryshe, shfaqja “G” është një lexim ‘reversibil’ i veprës satirike të Gjergj Fishtës, respektivisht i jetësimit të fenomeneve të cilat e kanë nxitur autorin t’i hedhë atë vargje në letër. Nuk është tentativë për lexim letrat të gjuhës së bukur fishtiane, por tentativë që të vendoset si objekt e subjekt ndaj fenomeneve e ndodhive që nuk e vrasin vetëm veshin e syrin por edhe shpirtin e autorit e të gjithë bashkëmendimtarëve të tij. “G” kapërcen nga bota reale, përzihen figurat mitike me ato bufonike, fshikullohen fenomenet që janë universale jo vetëm në gjeografi por edhe në kohë, prandaj ndërthuren gjuha ‘arkaike’ e Fishtës me elemente kontemporane skenike.

1111

222222

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button