Vardari me barazim kthehet nga Suedia

Kampioni  Maqedonisë, skuadra e Vardari ka marrë rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të rrethit të dytë eliminatorë në kuadër të Ligës së Kampionëve, duke luajtur baras 1:1 ndaj Malmos në Suedi.

Du golat e vetëm të kësaj ndeshje u shënuan në pjesën e dytë . fillimisht shënuan “kuqezinjtë” nga Shkupi me autor Boban Nikollov. Ndërkohë në minutën e 75-të, Barson barazoi rezultatin 1:1.

Për ekipin e Vardarit luajtën edhe dy futbollstët shqiptarë, Besir Demiri dhe Besai Iseni, të cilët e filluan ndeshjen, ndërsa Iseni u zëvendësua në pjesën e dytë.

Me këtë rezultat Vardari shpreson se do të merr rezultat më të mirë pas një javë, kur dy ekipet luajnë ndeshjen e kthimit në Strumicë. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button