Qeveria hungareze do ta ndërpresë fushatën reklamuese kundër Sorosit

Qeveria hungareze sot njoftoi se do ta ndërpresë fushatën e saj reklamuese kundër miliarderit amerikan me prejardhje hungareze Xhorxh Soros, transmetuan mediat amerikane.

Fushata, e cila përfshinte bilborde, plaketa dhe spote televizive, është kritikuar nga mjedise të ndryshme, midis të cilëve edhe nga liderët e bashkësisë evropiane në Hungari, në bazë të faktit se kishte mesazhe antisemitike, transmeton MIA.

Midis materieve të liferuara në fushatë, për shembull, ishte portreti i miliarderit me titull “Të mos e lëmë Sorosin që i fundit të qeshë”.

Ideja ishte që në këtë mënyrë të reklamohet politikat antiemigruese e Qeverisë hungareze, ndërsa njëkohësisht, sulmohen mbështetja e Sorosit për refugjatët dhe emigrantët.

Shërbimi për informata i Qeverisë hungareze njoftoi se fushata do të përfundojë të shtunën.

Edhe krahas kësaj, aktivistë opozitarë deklaruan se vetë do të heqin disa nga bilbordet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button