5 mënyra të këndshme për të kaluar kohën në avion

Erdhi vera, stina e shumëpritur e pushimeve! Udhëtimet që ndërmarrim për të arritur në destinacionet e preferuara lidhen shpesh me orët e gjata të pritjeve nëpër aeroporte apo traget dhe  stacion treni. Si të shpëtojmë nga pritja dhe të përpiqemi të kalojmë mirë? Përpara se të niseni bashkë me valixhen tuaj, mbani parasysh edhe këto këshilla të vlefshme që ju japim, pushimet tuaja janë vetëm një fluturim larg, shkruan Bordo.al. 

Filmat dhe serialet televizivë

E dini se koha kalon më shpejt përpara televizorit? Një seri e filmit tuaj të preferuar do të ishte ideale edhe në avion. Mund të shkarkoni që më parë titujt tuaj të preferuar dhe të vendosni kufjet!

Libra dhe revista

Të lexuarit ju ndihmon gjithashtu që koha të kalojë edhe më shpejt. Merrni me vete librin tuaj të preferuar, qoftë një roman, një thriller apo libër i verdhë.

Shkarkoni lojëra dhe aplikacione

Mos u largoni nga wi-fi nëse nuk keni shkarkuar ende lojëra dhe App. Me videogames koha kalon pa e vënë re. ju këshillojmë Crossy Road, Candy Crush, 2048.

Muzikë

Përpara se të niseni, mos harroni kurrsesi që të keni kufjet dhe material muzikor me vete përgjatë gjithë udhëtimit. Mund të shkarkoni aplikacionin Spotify, për playlistën e verës.

Thurrni

Ky mund të jetë një hobi, dhe jo vetëm për të kaluar kohë. Thurrja ose të punuarit me shtiza është qetësuese dhe ju mban duart në lëvizje. Ju sugjerojmë të shihni video-tutorials, të pasura me ide për modele punimesh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button