Zvërlevski: Punova me përgjegjësi, nëse më shkarkoni nuk po bëni reforma

Prokuroi Publik Marko Zvërlevski, në seancën e sotme parlamentare në të cilën u bisedua për shkarkimin e tij, nga foltorja porositi se ai e ka kryer detyrën e tij me kompetencë dhe nder, dhe fajësoi Qeverinë dhe këshillin e prokurorëve publik se nuk kanë parashtruar bazë për shkarkimin e tij.

“Në propozim thuhet se kam kryer funksionin në mënyrë joprofesionale dhe joligjore dhe se me mos udhëheqjen e procedurave penale, kam vënë në dyshim reputacionin e funksionit. Asgjë nga kjo nuk është e vërtetë. Se kjo është ashtu vërteton edhe propozimi në të cilin nuk ka asnjë pikë ku sqarohet kur dhe si e kam kryer detyrën time jo profesionalisht”, theksoi Zvërlevski.

Sipas tij, deputetët e shumicës parlamentare me rastet e theksuara kanë treguar mosnjohje të funksionit Prokurori Publike dhe obligimet e saj.

Ai theksoi se e ka kryer detyrën e tij me përgjegjësi dhe vetëdije në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën dhe se nuk ka pasur lidhje me politikën dhe ka qenë i njohur si profesional dhe prokuror i mirë.

“Nëse më shkarkoni kjo nuk do të thotë reformë”- përfundoi fjalimin e tij Prokurori aktual publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button