Çfarë po ndodh me UNT-në? Përgjigjet rektori Aziz Pollozhani

Për të kuptuar se çfarë po ndodh me Universitetin Nënë Tereza, rektori i këtij universiteti Aziz Pollozhani iu përgjigj një varg pyetjesh të cilat ka të bëjnë për mënyrën se si erdh në skenën e arsimit shqiptar ky universitet, sa realisht UNT-ja paraqet tendencë për ngulfatje të arsimit të lartë shqiptar në Maqedoni, a i përfaqëson nevojat faktike të të rinjve të Maqedonisë, si qëndron puna me kuadrin e këtij institucioni, a është i profesionalizuar dhe në përbërjen e nevojshme, a pritet të kemi shkëmbim kuadrosh me universitetet në Kosovë dhe Shqipëri, këto shkëmbime a do ta ndihmojnë apo dëmtojnë funskionimin e universiteteve shqiptare?

UNT 5Pollozhani u përgjigjet edhe për çështjen e mungesës së hapësirës i cili problem shpesh herë ka qenë diskutim i mediave shqiptare në Maqedoni.

Por ai ka edhe disa porosi të cilat nuk lidhen me financat por me politikën dhe sistemin arsimor në Maqedoni.

Aziz Pollozhani është i bindur në atë që e thotë dhe që dëshiron ta realizojë nëpërmjet UNT-së, në të kundërtën ai nuk do të qëndronte deri më sot këtu e as që do të qëndrojë në të ardhmen nëse parimet dhe synimet e tija nuk realizohen.

Portalb sjell të plotë çështjet për të cilat u shpreh rektori i Universitetit më të ri shqiptar në Maqedoni, Nënë Tereza, Aziz Pollozhani

Aziz Pollozhani
Aziz Pollozhani

Pyetje: Pse kishte nevojë edhe për një universitet në Shkup?

Arsyeja për themelimin e Universitetit Nënë Tereza në Shkup qartë mund të dallohen. Si të tilla janë se kryeqendra e Maqedonisë ofron mundësi shumë më të mëdha për zhvillimin e jetës studentore që ata të përfitojnë nga prezenca e institucioneve shtetërore dhe infrastrukturore që mund të ndihmojnë studentët në rrugëtimin e tyre profesional. Por që të vendoset Universiteti në Shkup është edhe aspekti praktik, që të zhvillohen fushat të cilat nuk arritën të zhvillohen në universitetet e deritashme për të cilat është evidentuar se ndjehet nevojë e madhe.

Çfarë është e nevojshme për rininë shqiptare në Maqedoni?

E nevojshme për ne është të mos shohim prapa por në të ardhmen dhe se nuk duhet gjithmonë që veprat tona ti ndërlidhim me të kaluarën. Dinamika e zhvillimit në një proces integrues është shumë më e madhe se që mund të arrijë mendja jonë. Ne deshëm të formojë diçka që do të paraqesë sfidë në të ardhmen. UNT është edhe një mundësi për të kuptuar, se nëse gjuha ka qenë një barrierë që ka penguar zhvillimin e shkencave të caktuara tek shqiptarët, tashmë ajo nuk është. Qëllimi i UNT-së krahas përgatitjes së kuadrove të reja ajo ka për qëllim të promovojë edhe kuadrot.

Kur u hap universiteti u krijua tendenca se po tentohet të ngulfaten univeristetet shqiptare?

Universiteti i UNT-së është krijuar që të krijojë një kuadër profesional dhe të zhvillojë shkenca deficitare në Maqedoni. Tendenca për ngulfatje të arsimimit as që ka qenë e as që është qëllim i yni.

Ditë më parë është publikuar edhe konkursi për regjistrim ku parashihen 1852 vende të lira kurse nga viti i kaluarUNT 2 mbeten edhe 45 mësimdhënës për tu punësuar në këtë Universitet, deri ku është procedura për plotësim të këtyre vendeve të lira dhe për vende të reja?

Pas një sërë komunikimesh me Ministrinë e Arsimit dhe autoriteteve përkatëse janë përgjigjur nga Ministria e Financave ku shpresojmë se këto ditë ato do ta japin pëlqimin për lejen për hapjen e konkursit. Mosdhënia e këtyre lejeve gjithsesi e sjell edhe dilemën edhe për realizim të procesit studimor në disa programe. Kjo është jashtë asaj çfarë mund të ndodh në praktikë ngaqë me ribalancin e buxhetit do të përfshihet edhe mundësia e plotësimit të hapësirës kuadrovike dhe infrastrukturore të UNT-së.

Kur jemi ke plotësimi i hapësirë infrastrukturore, mungesa e një objekti të unifikuar a po e vështirëson funksionimin e UNT-së dhe zhvillimin e studentëve?

Kam thënë edhe më herët se UNT-ja ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që përderisa nuk kemi ndërtim të objektit amë, kampusi i Universitetit Nënë Tereza aty ku edhe është i destinuar me dokumentet përkatëse dhe me programin qeveritar në hapësirat ekzistuese, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, kemi kapacitete për të plotësuar kërkesat dhe nevojat të vendeve të planifikuara për këtë fazë. Në këtë ndërtesë ku jemi ne kemi në shfrytëzim katër kate, 2000 metra katror dhe që jemi në fazën e përgatitjes së katit të parë për shkak të krijimit të qasjes më të lehtë të studentëve. Aty po zhvillohet ridizajnimi i hapësirës me qëllim që të bëhet amfiteatri sa më i përshtatshëm. Këto do të jenë gati deri më 15 shtator bashkë me objektin që e kemi në shkollën fillore Kongresi i Manastirit i cili përfshin rreth 600 metra katrorë në të cilën veç se po punohet. Në ndërtim e sipër janë edhe laboratorët.

Deri tash a janë bërë shkëmbime të kuadrove dhe a pritet që të rritet numri i kuadrove profesionale në UNT?

Deri para një jave kemi qenë në një proces të mundimshëm ku duhej të bëhej akreditim i disa programeve për të cilat edhe opinioni është i informuar. Kemi akredituar tetë programe të reja në ciklin e parë dhe katër në ciklin e dytë prej të cilave kanë qenë edhe fusha teknike dhe në disa nga këta fusha nuk do të kishim mundur të realizojmë akreditimin nëse nuk do të kishim përbërjen adekuate të kuadrove. Në mungesë të tyre ne nuk do të kishim as mbështetjen e universiteteve me të cilat kemi marrëveshje. Ajo nuk ka qenë vetëm një bashkëpunim formal. Sot do të konfirmojmë edhe arritjet nga këto bashkëpunimi e të cilat kryesisht lidhen me akreditimin e programeve studimore. Për të parë se si do të realizohen hapat e mëtutjeshëm, do të fokusohemi edhe në gjetjen e mundësive të reja që të sjellim diçka të re jo e pranishme deri më sot në studimet në gjuhën shqipe. Të tilla janë inxhinieria e mbrojtjes së ambientit, inxhinieria e mbrojtjes në punë, ekonomia e aplikuar dhe atë të sportit.

Pse duhet të bëhet një bashkëpunim ndëruniversitar?

Bashkëpunimi ndëruniversitar është standard që zbatohet në nivelin e arsimit të lartë në nivel evropian. Bashkëpunimet bëhen me ata universitete ku mundësitë praktike dhe infrastrukturore e lejojnë të njëjtën si: afërsia, potencialin që e ofrojnë ata universitete gjithmonë duke mbetur të hapur edhe për bashkëpunime të tjera. Duke pasur parasysh se fushat teknike janë deficit në tërë trojet shqiptare ne e shohim të nevojshme që të funksionojmë dhe të rrisim kuadrot në këto fusha me shkëmb të kuadrove. Ne kemi nisur këto shkëmbime me disa universitetet dhe do të vazhdojmë ta zhvillojmë të njëjtën edhe më tej.

Çfarë konkretisht do të përfshijë ky bashkëpunim me rektorët e universiteteve të Kosovës?

Duke marrë parasysh specifikën e programeve tona studimore në fusha teknike dhe nevojën për më shumë student në këto fusha gjithsesi në të gjitha hapësirat shqiptare. Ne si Universitet Shtetëror kemi për të detyrë që ta mbushim këtë hapësirë që është krijuar duke përgatitur për gjeneratat e reja një sfidë të re në tregun e punës që lidhen me ekonominë dhe teknologjinë. Për këtë qëllim UNT dominohet nga fushat teknike ku njëkohësisht kemi edhe shumë universitete me të njëjta fusha në Kosovë. Takimi që u realizua sot tentoi që të zbuloj rrugët e bashkëpunimit dhe në funksion të zhvillimit të UNT-së dhe studentëve në drejtimet që i kemi ngaqë e kemi parasysh se kushtet kuadrovike nuk janë të bollshme në këta fusha në Maqedoni, Kosovë e as në vendet tjera. Globalizimi, liberalizimi i vizave dhe pa dyshim lëvizjet e të rinjve e kanë bërë të veten që krahas asaj se kualifikojnë të rinjtë lënë edhe disa zbrazëtira të cilat ne tentojmë ti mbulojmë për të tejkaluar këto vështirësi.UNT 1

 

A pritet që të kemi bashkëpunim edhe me universitetet në Shqipëri?

Ne për nder të njëvjetorit të themelimit të UNT-së kemi organizuar konferencë ku kemi ftuar të gjitha universitetet që zhvillojnë studime në gjuhën shqipe duke përfshirë edhe ata nga Shqipëria. Kjo është bërë që të sjellim punime shkencore dhe përvoja të reja dhe të shumta në Maqedoni.

Në këtë kuptim a mundet që ky shkëmbim kuadrovik të dëmtojë universitet nëse marrim parasysh se bëhet shpërndarje e aktivitetit dhe angazhimit të profesorëve në më shumë universitete?

Edhe pse mund të ndodh një gjë e tillë, sërish vlerësoj se bashkëpunimi është obligim. Një universitet dhe sistem arsimor shkëmbimet universitare duhet t’i sheh si diçka të dobishme dhe për të cilat duhet të gëzohemi. Sa më shumë bashkëpunime që ka një universitet ai është më i hapur dhe më i avancuar.

Krahas këtyre çështjeve, Aziz Pollozhani vlerëson se prioritet do të jetë që të ndiqen sistemet arsimore të vendeve të zhvilluara evropiane, që të sjellim diçka të ndryshme por shumë të nevojshme në Maqedoni.

Ai vlerëson se atë çfarë ka për qëllim do ta realizojë, dhe nëse nuk do të ketë mundësi të realizojë këtë do të tërhiqet nga aty ku është.

Pollozhani në këtë kuptim thotë se synim i Qeverisë së Maqedonisë të mos jetë vetëm plotësimi i kushteve të funksionimit të këtij Universiteti por që të ndërrojë politikëm e udhëheqësjes së saj që të mund ta rrisë cilësinë e arsimit në Maqedoni.

UNT e re

 

LEXO: Kaloi gjysma e 2017-ës objekti i UNT-së ende askund!
LEXO: Pollozhani thotë se brenda tre vjetëve do të jetë gati objekti i UNT-së
LEXO: Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, probleme me hapësirat
LEXO: Asgjë nuk dihet për objektin e ri të Universitetit Nënë Tereza
LEXO: S’kanë fund problemet në UNT, mungesa e stafit zëvendësohet me kuadro maqedonas
LEXO: Universiteti Nënë Tereza, 11 profile studimore për vetëm 183 studentë
LEXO: Universiteti “Nënë Tereza” një demagogji politike: s’ka studentë, kuadër e as objekt
LEXO: ANALIZË: Universiteti “Nënë Tereza” fabrikë diplomash, ja pse thellon ende më tepër problemin e arsimit cilësor
LEXO: Maqedoni, strategji të dobëta arsimore pa regjistrim të popullatës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button