Ministria e Ambientit pa strategji për deponitë

Ministri i ambientit jetësorë, Sadulla Duraku edhe më tej nuk ka plan konkret për tejkalimin e problemit me deponinë e zezë në Strugë. Në vend të zgjidhjes, Duraku i cili udhëheq me ekipin qeveritar që duhet të gjej zgjidhjen e problemi, ku marrin pjesë edhe ministrat pa resor, Ramiz Merko dhe Zoran Shapuriq, edhe sot u thirr në fondet IPA të Bashkimit Evropian.  Alsat pyeti nëse kanë plan afatgjatë për deponitë e mbetura në shtet, transmeton Alsat M.

Para më shumë se një muaji, autoritetet qendrore dhe ato lokale paralajmëruan zgjidhje të plotë të problemit me deponinë e Strugës respektivisht gjetjen e një lokacioni të ri ku do të transferohej mbeturina e qytetit. Por, të paktën deri më tani, kanë mbetur vetëm premtimet. Në ndërkohë, deponia sërish është ndezur ndërsa tymi dhe era e keqe janë përhapur gjithandej në qytet. Ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar tha se Unioni ndan mjete për menaxhimin e deponive në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button