Udhëheqës të çmendur!

Përderisa një profesor shëtiste në shoqërinë e një studenti të pasur, kishin parë se si një fshatar i varfër i tëri në djersë me shumë mund mundohej ta punojë tokën. Studenti i pasur i thotë profesorit – “Aj t’ia fshehim këpucët këtij të mjeri dhe të shohim se si do reagojë!”  “A, jo” – i përgjigjet profesori – “do të veprojmë ndryshe. Në secilën këpucë do t’i vëmë nga tri monedha ari” e pastaj të shohim reagimin. Fshatari i lodhur pasi e përfundoi punën, shkoi që t’i mbathë këpucët e grisura, kur  vuri re se kishte diçka në to.

U habit kur pa gjashtë monedha ari për të cilat vetëm mund të kishte ëndërruar. Dukshëm i emocionuar i ngriti duart drejt qiellit duke piskatë me shumë lot – “O Zot, faleminderit që më në fund u kujtove edhe në mua tashmë i braktisur nga të gjithë. Që dhe unë më në fund të mund t’i ushqej fëmijët e mi të gjithmonë të uritur. Gjithashtu edhe fëmijën e sëmurë do mund ta dërgoj në shërim”. Profesor i shikoi sytë tashmë të përlotur të studentit dhe i tha – “E sheh se sa vështirë është që të kuptojmë gjendjen e tjetrit?”

Ish udhëheqësia në transin mental, harroi gjendjen e dy milionë njerëzve të përvuajtur. Qindra mijë të varfër, të braktisur, të nëpërkëmbur, të  grabitur, të përdhunuar, duruan ngopjen e pasioneve jo të shëndosha të një grupi udhëheqësish të sëmurë. Dhe tani kur ndodh përmbytja e anijeve partiake, ata në vend që të kthjellohen dhe t’i mundësojnë shpëtim partisë e cila i bëri miliarderë, përkundrazi notuesit të lodhur i janë lidhur si një gurë i madh për qafe.

Këta udhëheqës kot përpiqet edhe më tej të vazhdojnë t’i udhëheqin partitë të cilat i shndërruan në organizata mafioze, kur një pjesë e madhe e anëtarësisë tashmë janë të vetëdijshëm se çdo ditë e më shumë me këta liderë janë ditë më pak për partitë e tyre. Këngën bajate për tradhtitë e patriotizmat as pjesëtarët e organeve drejtuese partiake më nuk e dëgjojnë. Klithmat grupore “patriotike” të orkestruara shërbejnë më shumë si humor sesa si dobi. Pasi lojërat e fëlliqura gjithmonë përfundojnë në baltë.

Nuk shitet më përralla se Zaevi ua fali historinë Bullgarëve, sepse realisht veprimet e të dyja anëve ishin aq të balancuara saqë dhe udhëheqësia bullgare nuk kaloi pa sharje nga të vetët. Mbetën grupe të vogla të pakënaqur dhe një shumicë e madhe që kërkon jetë normale. U gjet një zgjidhje politike, “vin-vin”, ndërkaq historianët le të merren me prova shkencore, por pa mesazhe emocionale ku e kaluara do ta mbyste të tashme e të ardhmen. Tani është e qartë se në emër të mbrojtjes së popullit qenkan mbrojtur miliardat e vjedhura. Këta patriotë të vjedhjes për 11 vjet, shtetin e sollën në nivel të turpit botëror.

E shkatërruan edhe atë instinkt natyror njerëzor – të luftës për një jetë më të mirë. Këtyre bandave u kundërshtonin vetëm një grup i vogël njerëzish të cilët identifikoheshin si Don Kishota apo Sizifa. Kurse njerëzit heshtnin kur nuk duhej të flisnin, kurse flisnin kur duhej të heshtnin. Por këmbëngulja gjithmonë fiton, sepse ai që beson në të pamundshmen e arrin të pabesueshmen. Tani shumica lypin drejtësinë, por edhe drejtësia lyp dikë!

Bullgaria është një fqinj i rëndësishëm,  anëtare e NATO-s dhe UE-së, dhe mund  në masë të madhe t’i ndihmojë fqinjit të saj. Por, politika destruktive me fqinjët kishte për qëllim që ambientin ta shndërroi në shkretinë, ku do të ketë shumë skllevër dhe vetëm disa faraonë. Tani, politika e re e jashtme dhe qasja pozitive e fqinjësisë rrënjësisht dallon nga paraprakja, e cila kishte për qëllim jo t’i zgjidhë problemet ekzistuese, por të krijoj të reja. Edhe sot shumica e vendeve në botë kanë ndonjë problem me fqinjët e tyre, por këtu është politika e matur dhe diplomacia e mprehtë që të njëjtat t’i zgjidhë. Për shembull, Kina gati 70 vjet ka probleme të mëdha me Tajvanin (ishull-shtet që ishte pjesë e Kinës, ndërkaq vepron si shtet i pavarur).

Ky problem është shumë më kompleks se problemi jonë me Greqinë, por për politikën normale nuk ka pengesa që këto dy subjekte të bashkëpunojnë në të gjitha fushat, ndërkaq investimet taivanese në Kinë ta tejkalojnë shifrën prej njëqind miliardë dollarë në vit. Është e njohur se si ky vend me sa durim i ka zgjidhur problemet e Makaon dhe Hong Kongun. Japonia dhe Rusia kishin mosmarrëveshje lidhur me ishujt Kurile (Iturup, Kunashir, Shikotan dhe Habomai), por në vitin 2016 ata ranë dakord që bashkërisht t’i administrojnë ato.

Ose India dhe Pakistani për Kashmirin. Në pjesën evropiane të Rusisë, shtetet baltike kanë probleme të mëdha me këtë shtet, por kurrë nuk hodhën benzinë ​​në to. Edhe në fqinjësinë tonë ka probleme të shumta të cilat me shkathtësi janë zgjidhur. Kroacia dhe Sllovenia ranë dakord mbi detin territorial dhe rezultati do të shihet së shpejti. Serbia dhe Kosova me vite të tëra negociojnë dhe i zgjidhin problemet njëqind herë më komplekse se problemi jonë me emrin, por politika e përgjegjshme nuk do që të humbas kohë. Kurse këtu te ne gjithçka është bërë për të mashtruar dhe korruptuar votuesit. Kështu që nuk do të çuditeshim nëse pushteti do t’u paguante pensionistëve qoftë edhe të ngasin mbrapsht kuaj të tërbuar. Ky pushtet bëri që e keqja të mos ketë dimensione kohore dhe hapësinore.

Problemi ynë me emrin ishte drejt rrugës që të shuhet, por udhëheqësia e kaluar qëllimisht pat provokuar me aeroportin, autostradën, antikitetin! Paramendoni sikur me këtë logjikë dhe mendje të kishin vepruar magnatët botërorë të politikës, me siguri  se bota që moti do të ishte hi e pluhur. Hitleri krijoi një ndjenjë artificiale të rrezikimit në mesin e Gjermanëve dhe pastaj pësuan qindra miliona njerëz të pafajshëm.

Dhe tani Gruevski pa u skuq aspak, kërkon integrim të menjëhershëm në NATO dhe UE, ndërkaq që 11 vjet ai me do Mirka, Llaka, Nedellka e të ngjashëm pështynte në çdo gjë që ishte perëndimore. Gruevski urgjentisht kërkon rritjen e pagave të mjekëve, a që 11 vjet shëndetësinë e pat mbajtur në koma. Kërkon media të balancuara, të cilat vet ai i shndërroi në qendra zëdhënie partiako-mafioze. Kërkon gjyqësorin e pavarur të cilën dhjetëra vite e mbante të varur në shtyllën e turpit! Ai qanë se 120 zyrtarë të DPMNE-së do të duhet të përgjigjen para gjykatës, a aspak nuk i qahet për tragjedinë që i shkaktuan dy miliona njerëzve!

Kërkon dokumentin për marrëveshjen me Bullgarët, ndërkaq 150 mijë qytetarë të vet i konvertoi në Bullgarë! Tani ai është drejt rrugës që  ta varrosë partinë e tij dhe për atë ka një koleksion të mirë lopatash.  Me (jo)veprimet tyre, autorët e së keqes në “njëqind hapa”, ose kanë besuar në inteligjencën e nivelit të pulës ndër popullatë, ose vetë janë të tillë. Çdo inteligjencë mesatare ka limite veprimi, të cilat nuk vërehen te këta udhëheqës! Të vidhen aq para dhe të mos gjykohen pasojat, nga vetvetja është mungesë e inteligjencës!

Tani dpmne-vcët me gjitha armët sulmojnë qeverinë e re sepse kanë frikë nga normalja. Ajo me energjinë e vet të ngrohtë dukshëm i ka shkri akujt me fqinjët. Por, te gruevcët normalja përjetohet si jonormale. Atyre gjithçka u duket e mbrapshtë, sepse vetë janë të kthyer mbrapshtë, kështu që gjërat normale u duket si të mbrapshta! Me politikën e tyre të keqe, ata shtetin nga një udhëkryq rajonal e shndërruan në një rrugë të verbër. Humbëm miliarda të mëdha nga dështim i korridoreve 8 dhe 10, të cilët tani fituan konkurrencë serioze.

Le të kthehemi te kuptimi i gjendjes së tjetrit! A ishte e domosdoshme që një grusht (jo)njerëzish fatin e tyre ta ndërtojnë mbi fatkeqësinë e dy miliona njerëzve!? A ishte e domosdoshme që e gjithë popullsia të derdhë det lotësh pikëllimi, që një grup i vogël i nëntokës të përjetojë një pikë lotë gëzimi, në vilat e tyre të mahnitshme, në jahtet luksoze, në makinat e tërbuara. Si duket, në udhëheqësi paskemi pas shumë njerëzi, por  jo edhe njeri. A se sa janë të çmendur, atë vetë e pranuan!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button