SHBA e kufizoi përdorimin e softuerit nga “Kasperski”

Administrata e SHBA-së e përjashtoi softuerin e kompanisë së Moskës “Laboratori Kasperski” prej dy listave të furnizimeve teknologjike qeveritare.

Shkak për këtë është një dyshim se produktet e kësaj kompanie për siguri kibernetike mund të shfrytëzohen prej Kremlinit për qasjen e palejueshme në rrjetet kompjuterike në SHBA.

Përjashtimi prej listave është masë më konkrete kundër “Kasperski”, pas dyshimit të zbulimit amerikan se kompania ndoshta është shumë ngushtë e lidhur me kundërshtarët e shërbimeve ruse për zbulim, të akuzuar për sulme kibernetike ndaj SHBA-së.

Ndryshe, softueri për mbrojtje antivirusale “Kasperski” është i famshëm, si në botë ashtu edhe në SHBA, ndërsa kompania është lidere në këtë sferë për disa dekada.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button