HAJT MA MAJR MOS T’FOLI

Ej nuk u nal ki shaj!… Xhith dimrit ke verë, thatsajë, tahi ja ka krajs shaj, shaj, shaj… Napar shaj na kapërcajnë ene ditët tu prajt xhi do bahet me qeverinë. A do hije n’qeveri Alija, a do hije Menduhi? Binte shaj, ama zani i partive ishte ma i naltë se poterja e shajvit. Shiqir t’xhumaume nuk pat e kshtau fjalët e partive dilshin me forcë t’xhumajmit maj trokllajmën e pajkave t’shajvit çi na bishin n’dritare. Për çata ato premtime çi na i dhanë politikanët, fjalët e dhanme me besë n’fushatën parazgjedhore çi d’e thkejn prrojn e politikës t’shkoje ene n’mullajnin tonë kombtar i njoj ene tahi, se nuk ‘um hiçen pi veshve. M’vajn si jehonë çi e najn njeri n’andrrat e majra. “Na kimi pjot projekte”, na thanë ato t’partive. “Na d’e sigurojmë ni t’ardhme t’fortë t’arsimit shqip”, na thanë. “Na nuk e votojmë krietarin e shtetit çi e propozon VMRO-ja”… “Jo”, thanë, “krietarit të nianshëm”. “D’e bojm ni kryetar, si thanë be”… “Ha, thanë, konsensaul”. Masanej thanë: “Na d’i shtojmë vendet e punës… Do himë n’NATO ene n’Evropë… Na… na… na…”, thanë t’njanës parti. “Na, na na, na..”, u lavdraun partia qetër shqiptare.

Unë, me menden teme, thashë, kto e paskan me xhith mend: e kanë pa sa asht sahati! E kanë diktau se kah e çon ujtin Nikolla. Do ndrroje puna!… thashë.  Ma n’fund do fitojmë ene na doni send mas nizet e sa vjetve. Nuk do luje Nikolla si maca me majnin me ato ene me ne. Nuk ja varshim veshin  krietarit të VMRO-së kur i thonte elektoratit maqedon: “As n’pullë s’i ve fjalët e partive shqiptare!…”, kur thonte: “Nuk mundet t’um vene kusht mu BDI-ja”.  E çllojshem kur folte krietarin e VMRO-së, e njojshem majr. Doni here m’vajnte t’çeshi kur gërkonte xhashthejt e di-tre deputetë, demek çi t’vendosje si t’kese qejf ene mos ta dije se ene na imi kau si qytetarë t’kti vendi. Atëhere  thojshem vejt me vejti: nalu pak be Nikollë, kanal beg se nuk do bahet ashtau si thaue taj, se ka burra ene te na! S’ën do kapërcejsh aç lent taj ksaj here! D’e shofësh kush janë politikanët shqiptarë! S’ka ma si kije qejf, o Nikollë!  Kum kanë i sigurt se partitë tona do dinë ta lujnë lojën si duhet n’kto zgjedhje ene Nikolla do dale n’fund krajelivarët n’televizion. Ashtu kujtova, po hesapi jem nuk dul. Kur e pashë se kandidati i VMRO-së për krietar hecte përpara me shaumë vota para kandidatit qetër, kur e pash se VMRO-ja nime do fitoje ashtau si tha Nikolla, thashë: ap nanën, nuk janë nishane t’majra kto…

U nala, freno pak i thash vejtit. Dola ta paj ni kafe pa sheqer ene e bana dert me disa shokë.
Xhi thojni ju be vllazën? i pajta i bamë pelin. A thau xhi do dale  puna me kot krietarin e shtetit çi e propozoj kryeministri; me Gjorgen be? A thau d’i boje Nikolla xhashthajt e di deputetë?
E sa çeshit bahesh, m’tha njani pi shokve. Po Gjorgen e ka zgjedhë BDI-ja!

Po si be? i thom.
E si?… Po kur tha BDI-ja mos ta votojmë, maqedont meniherë u mobilizaun, u banë grusht, ene ja dhanë votën Gjorges. Për inat t’shqiptarëve. Kjo nuk asht zort ta marrësh ta dish. Nuk duhet doni fillozofi e madhe. Kot veç ato t’partisë e kanë si zort ta marrën vesht. Ato hala s’ën i bijen për fajllje se kur thonë  shqiptart doni send, kur propozojnë doni send, elektorati maqedon voton kundër. Kshtau ash puna te na: sa herë çi do propozojnë doni send shqiptarët tonë, meniherë mlidhet ajo energjia e munajs te maqedont ene e bojnë t’kundërtën.

Ku ta dish, tha qetri. Bahet çi kjo punë a ba me plan. Bahet çi janë marrë vesht partitë tona me partinë e Nikollës: a e bojmë kshtau? E bojmë! kanë thanë ene e kanë ba. Se e dinë majr çi ktau nuk ka popëll, po milet. E mileti harron menihere. Di-tre ditë zgjatën çudia. I fugën miletit doni kokë bombone, masanej mileti bërtasën: rroftë dovleti! Si ke muhabeti e si dul fundi – punë e madhe. Partia i bie moh: xhi kum thanë – nuk kum thanë. Masanej e mlon pjuhni i harresës fjalën e thanme. N’fund mileti prapë do shkoje mas partive. E partive u shkon puna e interesit vet si n’tlin…

Si be? Nuk e marr vesht… Shko njoe Sitelin, t’kallxon aj, m’tha ki qetri.

Une e lashë me çaç se nuk e kam zanat t’shtajhem me shokët. Na imi shqiptarë e s’ja lëshojmë udhën lent njani-qetrit. Nuk shtajhem, ama as unë nuk lshoj pe. E ma atë menden teme. Si shqiptart qerë, si parsajmi i partive tona, ene une e begjenajsi veç menden teme. Ene pajkë! U nala ni herë. Masanej u thkeva kah aj qetri çi e përmendi Sitelin:
Xhi thot be Siteli?
Po, si e pat emnin aj gazetari? m’thotë aj dosti.
Cëlli?
Aj gazetari be çi folën si me kanë zadhans i qeverisë, i Nikollës.
Nuk e di për cëllin gazetar e kije fjalën.
Çaj be çi ka folë përherë  keç për ne.
Po nuk asht nja çi folën keç për ne.
Aj be çi ja ma anën ene Serbisë, ene qeverisë s’VMRO-së. Sot be aj gazetari foli keç për Kosovën. Tha se qeveria e Maqedonisë kana gjut çi e paska pranau Kosovën. Nuk kana desht ta pranoje Maqedonia Kosovën, tha, se çllojni xhi na bojnë shqiptart e Kosovës napër dogana. Nuk e mora vesht majr xhi tërtllonte, tha ki qetri, po shiqir digitronin n’dorë e kam. E ndrrova, tha, programin. A çllohet Siteli? D’i njoj lajmet tona. Kur ataj, n’lajme – hop – misafir i lajmeve zadhansi i Qeverisë, tha.

Kadal, kadal! i thashë ati qetrit çi e përmendi Sitelin! A m’thae ni herë ta çlloj Sitelin? Tahi m’thue: a çllohet Siteli!
Lee be Sitelin, m’thotë aj dosti, po njo! T’u çllau Sitelin, tha, kur ra zilja, e zgjati fajllen e muhabetit aj dosti qetër (ej nuk ja za emnin… nuk kam qejf t’përmendi emna)…
Majr be, sa m’thae: a çllohet Siteli? ja bana une. Kush ke aj gazetari?
Ej, prajt be, ban sabër… Ku e patëm fjalën?
Te Siteli, i thashë une.
Lee be Sitelin… Si kesh tu çllau une…
Sitelin?
Je ja ki! Sitelin, Sitelin!… Lee ma Sitelin, po njo!… Si kesh tu njau, bie zilja. Dal te dera. Ni kushrajni jem. Mirëdita – Mirëdita, thotë ene pret t’i tham t’hije. Hajde-hajde, hin kusho, i tham, se ishem tu i njau lajmet. Sa u hunxhëm ja najsi t’folje zadhansi i BDI-së.
N’ Sitel, a? e pajs une atë dostin qetër çi na tha se janë marrë vesht partitë nërmet vejti. Aj i pari çi m’tha se BDI-ja e ka zgjedhë Gjorgen na çllon tu dive pi s’nalti: demek donte t’those se sa larg imi na pi politikës, po nuk folën.

“Jo be n’kanallin e ditë”…  na ep përgjigjen dosti qetër. Aj dosti çi na çllonte pi s’nalti e kalli ni cigare, ki qetri e vazhdoj muhabetin: “N’kanallin e ditë zadhansi i BDI-së tha se Gjorgeja kana legal, ama nuk kana legjitim. Xhi thotë, be? E pajs une kushrajnin: A nuk kanë kto fjalë hemen se ni kuptim… Legal, legjitim a nuk ash nja”? “Bosh ver, ma thken kushrajni. A nuk e shef se ki zadhansi i BDI-së ka probleme me gjuhën shqipe”? Jo, be shqip a tu folë, i thom une, jo pa temsil”. “Po shqip folën, ama çlloe si thotë: BDI-ja do e realizon çdo premtim”. “Pse si duhet”? “Do ta realizojë çdo premtim – duhet me thanë, m’thotë kushrajni me nervozë. Ato duhet ta dinë shqipen majr. Gjuha shqipe i ka hunxhë napër kto kolltauka. Nuk munden me folë prapë e marë”. “Ene taj e paske diktau se nuk folin majr shqip, a? e nguca kushrajnin”. “Po xhi kujtove taj… Nuk folin shqip majr, po”… “Xhit po”? “Hajt ma majr mos t’foli”, tha kushrajni!

Linja ju zadhansin, u thom une tu di shokve. Kallxojni kush do hije n’qeveri? BDI-ja a PDSH-ja?
S’ka qeveri t’re. Qeveria do jese çajo çi ka kanë. Krieministër Nikolla. Çato resore çi i ka pasë BDI-ja, prapë d’i kese. Jase do ministri t’imta. U sos kjo punë! tha aj shoçi çi na çllonte pi s’nalti.

Po a për kot punë na çitën n’zgjedhje, a? i pajta une. Përgjegjen ma dha aj shoçi çi na çllonte pi s’nalti:
N’zgjedhje na kanë çit t’ja zgjatin mandatin VMRO-së.
Mos u ka thanë doni send Amerika ktine tonve, be t’punojn kshtau?
Jooo be! Kurrkush s’ën t’those taj ta shkelish popplin tand!
Po PDSH-ja? Xhi ban PDSH-ja?
Nisoj si BDI-ja. D’e mshtetin qeverinë e Nikollës.
Po xhi do boje BDI-ja me Gjorgen? A na thanë se s’e pranojnë Gjorgen?
T’u di shokët çeshën.
PDSH-ja, xhi do boje PDSH-ja, po u pajs o shokë?.
T’u di shokët çeshën ene ni herë ene m’thanë:
Fol! Si ta merr mendja taj?
Po xhi do bahet me ne? At hall kam une. Xhi do bahet me rininë tonë ene katër vjet? Xhi do bahet me gjuhën tonë.
Epja mananë taj, m’thanë shokët, ene çeshën tharët.
Hajt ma majr mos t’foli! u thashë.
Prapë najsi t’bere shaj. Hika n’shpaj krajelivarët.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button