Kontesti me emrin, MPJ e Greqisë: Rot t’i shmang leksionet në histori

Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë e ftoi ministrin gjerman të Punëve të Jashtme për Evropë, Mihajl Rot, që “të përmbahet nga leksionet në histori” kur i rikujton vendet ballkanike, njofton Portalb.mk.

“E ftojmë zëvendësministrin gjerman për punë të jashtme, Mihajl Rot, që të jetë më i kujdesshëm kur i rikujton vendet ballkanike, të shmanget nga dhënia e leksioneve në histori dhe të tregojë respekt të nevojshëm për ndjeshmërinë e partnerëve të tij evropian”, thuhet në kumtesën e MPJ-së greke.

Reagimi i MPJ-së së Greqisë ka të bëjë me deklaratën e Rotit të dhënë dje në konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov i cili tha se “askush jashtë Maqedonisë dhe Greqisë nuk e kupton kontestin, i cili është fare absurd”.

“Mendoj se duhet ta lëmë historinë që të ngelet histori dhe të shkojmë drejt ardhmërisë së përbashkët”, deklaroi Rot në Shkup, që shkaktoi reagim nga pala e Athinës Zyrtare.

LEXO: Rot: Është e rendit që BE-ja t’i ndihmojë Maqedonisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button