LD: VMRO-DPMNE-ja duke i keqpërdorur mundësitë e Rregullores, e bllokon procesin e ndërrimit të prokurorit publik

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se reformat e filluara në financime, paralajmërimi për rritjen e rrogës minimale, heqja e taksës radiofuzive janë fillim i mirë, por siç thuhet në kumtesë rezistenca më e madhe pritet gjatë reformave të sistemit gjyqësor i cili është krejtësisht nën kontroll të qeverisë paraprake, njofton Portalb.mk.

“Lidhja Demokrate vlerëson se ndryshimet sistematike duhet të zhvillohen me analiza më të thella, me përvoja të krahasuara dhe përfshirjen e kapaciteteve intelektuale dhe profesionale, si dhe shfrytëzimin e ekspertëve të jashtëm (huaj). Krejtësisht janë të kuptueshme komentet dhe reagimet nga një numër i madh i qytetarëve të cilët presin ndryshime të shpejta, sistematike dhe kadrovike, por ndryshimet duhet të kalojnë nëpër filtrin e opinionit më të gjerë demokratik. Reformat e filluara në financime, paralajmërimi për rritjen e rrogës minimale, heqjen e taksës radiofuzive dhe të ngjashme janë fillim i mirë, por rezistenca më e madhe pritet gjatë reformave të sistemit gjyqësor i cili është krejtësisht nën kontroll të qeverisë paraprake”, thuhet në kumtesë.

Ata gjithashtu shtojnë se VMRO-DPMNE-ja duke i keqpërdorur mundësitë e rregullores, e bllokon procesin e ndërrimit të prokurorit publik.

“Duke i keqpërdorur mundësitë e rregullores, VMRO-DPMNE e bllokon procesin e ndërrimit të prokurorit publik, ndërsa më të forta do të jenë obstruksionet gjatë reformave “sistematike dhe kadrovike” në sistemin gjyqësor, i cili është krejtësisht i shembur dhe jokredibil të zhvillojë “luftë” kundër bartësve të krimit të rëndë dhe institucional. Reformat do të marrin mbështtje të gjerë dhe do të kenë sukses nëse zhvillohet në mënyrë transparente dhe me forcën e argumenteve”, thuhet në kumtesën e LD-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button