Pëlhura e Nënës Terezë bëhet pronë intelektuale

Pëlhura e famshme e bardhë prej pambuku që mbante veshur Nëna Terezë tanimë është një pronë intelektuale, KultPlus

Ajo është regjistruar nga avokati i Nënës Terezë, ndërsa sipas tij është rasti i parë i regjistrimit të një uniforme fetare në formë të tillë. Kjo po ndodhë pasi sipas tij askush nuk duhet ta keqpërdorë këtë dizajn dhe pëlhurë të cilën e bëri të famshme Nëna Terezë e Kalkutës.

Aplikimi që kjo pëlhurë (sari) të bëhet shenjë dalluese dhe të regjistrohet dhe patentohet si pronësi intelektuale ka nisur në vitin 2013-të.
Avokati Biswajit Sarkar thotë se do të marrë masa ndaj secilit individ që e shfrytëzon këtë dizajn, madje edhe nëse kjo ndodhë nga persona me bindje fetare dhe për ndonjë të mirë fetare.

I njëjti avokat e ka regjistruar edhe vetë emrin Nënë Tereza, që askush të mos përfitojë nga ky emër.

Që nga viti 1948, bamirësja me origjinë shqiptare ka udhëtuar nëpër botë me këtë pëlhurë prej pambuku, të bardhë e të kaltër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button