Golf R 400 prodhon mbi 400 kuaj fuqi

Drejtori ekzekutiv i Volkswagen R&D, Jakob Neusser, ka deklaruar se fundmi se modeli Golf R 400 mund të ketë mbi 400 kuaj fuqi. Muajin e kaluar gjatë panairit të veturave në Pekin, kemi patur rastin të shohim versionin më të freskët të Golf R 400, koncept ky i cili sipas raporteve më të fundit ka filluar prodhimin serik.

Por në fakt ka diçka edhe më interesante sa i përket kësaj veture, pasi drejtori i Volkswagen ka thënë javën e kaluar gjatë një simpoziumi në Vjenë të Austrisë, se ky version mund të prodhoj mbi 400 kuaj fuqi. Kjo do të thotë se Golf R i cili konsiderohej si më i fuqishmi në familjen e Golf do të mbetet i dyti, pasi koncepti i shndërruar në seri prodhuese do të ketë mbi 400 kuaj fuqi.

Falë motorit me 2.0 litra me katër cilindra turbocharge me benzinë, transmisionit DSG me gjashtë shpejtësi dhe sistemit me tërheqje me të katër rrotat 4MOTION, kjo veturë nuk do ta ketë aspak problem të kap shpejtësinë nga 0-100 km/h për vetëm 3.9 sekonda, derisa shpejtësia maksimale besohet se do të jetë 280 km/h.

Lajme të ngjashme

Back to top button